Bursa në Itali, si të përgjysmosh taksën e studimit
Autori i Lajmit: red.
Duke filluar nga data 6 gusht të gjithë ata kandidatë për studentë, të cilët dëshirojnë të përgjysmojnë taksat e studimit në shtetin fqinj, apo të fitojnë një bursë studimi duhet të dërgojnë dokumentacionin si dhe kërkesën përkatëse pranë Ambasadës Italiane.
Specialistë të këtij institucioni kanë lajmëruar se "të gjithë studentët që ndjekin universitetet italiane e që duhet të legalizojnë dokumentet e tyre me qëllim fitimin e bursës së studimit apo përjashtimin nga taksat universitare se, duke nisur nga data 6 gusht deri më datën 24 gusht 2008, mund t i drejtohen zyrës më të afërt të “Union Ekspres".
Dokumentacioni
Sipas njoftimit të ambasadës, do të jetë pikërisht kjo zyrë e cila do të merret përkatësisht me dërgimin e dokumentacionit në ambasadë dhe me kthimin e tyre të gjithë të interesuarve, pasi të jenë legalizuar. Ky shërbim ka vlerën 250 lekë për studentët banues në Tiranë dhe 400 lekë për pjesën tjetër të Jurisdiksionit Konsullor. Nga ana tjetër, bëhet me dije se këtë vit akademik nuk do të jetë më e nevojshme që studentët të paraqiten pranë ambasadës, pasi kërkesat e tyre do të kalojnë përmes “Union Ekpres”.
Legalizimi
Por, këtë herë do të jetë e nevojshme që të gjitha dokumenteve për legalizim t u bashkëngjitet një vërtetim i regjistrimit në universitet për vitin akademik 2008-2009. Për të mësuar Zyrën e Union Ekspres që ndodhet më afër banesës tuaj, mund të kontaktoni në numrat e telefonit (04) 242813 dhe (04) 263407.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008