E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë ju duhet për të fituar bursën

Autori i Lajmit: red.
Për të aplikuar për bursë studimi në Itali duhet:

1-Të ardhurat familjare
a-Paga mujore e prindërve(Nqs janë pa punë duhet një vërtetim nga Zyra e Punës që janë të papunë)
b-Vërtetim në keni apo jo aktivitet privat.(Nqs jo, vërtetim që s keni, nqs po, lloji aktivitetit dhe shpërndarja)
c-Vërtetim në rast se keni në pronësi tokë (Nqs jo, vërtetim që s keni, nqs po, sa tokë keni)
d-Sipërfaqja e shtëpisë suaj (Nqs jeni i pastrehë, vërtetim ose me qira, vërtetim sa paguani qira shtëpie)
2-Certifikatë familjare.
3-Certifikatë personale.

Të gjitha këto dokumente duhet të jenë:

1-Të përkthyera në gjuhën italiane dhe të noterizuara.
2-Të legalizuara në Ministrinë e Jashtme Shqiptare (Tiranë)
3-Të legalizuara nga Ambasada Italiane në Tiranë ose nga Konsullatat Italiane në Shkodër dhe në Vlorë (Kjo në varësi ku bëni kërkesën për studim. Varet nga vendi ku banoni)

Momenti që ndodheni në Itali

Hapi parë:

1-Më datën 3 shtator do të kryhet provimin i Gjuhës Italiane (Duhet të paraqiteni sa më shpejt në Sekretarinë e Studentëve të Huaj, ku do merrni informacionin e duhur se ku do të bëhet provimi dhe vërtetimin e pararegjistrimit)

2-Pas hyrjes në Itali, keni 8 ditë afat për t u paraqitur në kuesturë për të marrë lejen e qëndrimit si student në Itali.

Këtu ju duhen:

1- 4 Fotografi të vogla
2- Siguracioni (Ka raste që pranojnë atë që presim në Shqipëri, ka raste kur iu duhet që ta paguani në Itali. Paguhet në postat italiane)
3- Fotokopje të pasaportës (Të gjitha faqet e përdorura, kopertina, aty ku janë të dhënat e tuaja personale, ku keni viza apo vula)
4- Marka da Bollo (Është si pullë poste, e cila blihet në tabachino dhe kushton 1+3=11,43 euro)
5-Vërtetimi i pararegjistrimit në universitet (Merret tek sekretaria e studentëve të huaj)
Pasi keni shkuar në kuesturë, ku do t iu japin një ricevutë, do të shkoni në një zyrë pranë CAAF. Zyrat CAAF janë institucione që nxjerrin të ardhurat tuaja vjetore dhe janë të vetmet që e kanë këtë të drejtë. Adresat e këtyre zyrave do t i gjeni në guidën e bursës, të cilën mund ta merrni në Sekretarinë e Studenteve të Huaj. Këtu ju duhen tërë dokumentet që keni përkthyer, legalizuar, vulosur në Shqipëri. Pasi keni bërë këtë gjë, do të paraqiteni në institucionin që jep bursat, ku do të kërkoni edhe fletën e regjistrimit, pasi provimin e keni bërë tashmë.

Dokumentet që vërtetojnë të drejtën e bursës

1-Vërtetimi që keni kaluar provimin e gjuhës (regjistrimi në fakultet)
2- Dokumentet origjinale që keni bërë në Tiranë (Ato që do paraqisni te CAAF)
3-Të ardhurat që CAAF llogariti për familjen tuaj
4-Ricevuta që do të merrni në kuesturë (Fotokopja, jo origjinali)
5-Fotokopje e diplomës (Nqs nuk e keni, duhet ta kërkoni në Sekretarinë e Studentëve të Huaj. Ato kanë dokumentet që ju keni futur për të aplikuar në ambasadë. Fotokopjen e diplomës duhet ta merreni me vulë të bashkangjitur me Valutazione di Valore që ambasada ua ka dhënë juve ose e ka dërguar në këtë sekretari)
6-Formulari i plotësuar (Janë katër faqe formular, të cilin e tërhiqni në institucionin që jep bursën)

Në formular do të keni 4 opsione.
1-Bursë
2-Konvikt (Posto letto)
3-Mensa
4-Përgjysmim taksash (Riduzione tasse)

Shënim: Brenda datës 10 shtator mbyllen aplikimet për konvikt dhe brenda 31 tetor për bursë të thjeshtë.

Ky lajm është publikuar: 28/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›