E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, lopët me plasje nga uji i ndotur i Drinit

Ngordhja e disa lopëve brenda pak ditësh ka shkaktuar panik të banorët e fshatit Morin në Kukës. Sipas analizave, shkaku i ngordhjes është infektimi me sëmundjen e plasjes, dhe banorët duhet të ruhen nga infektimi.

Gjashtë krerë lopë kanë ngordhur në fshatin morinë të Kukësit, duke shkaktuar panik te fermerët dhe banorët e zonës. Brenda katër ditësh, lopët kanë ngordhur papritur, dhe banorët kanë njoftuar autoritetet përkatëse për marrjen e masave. Sipas banorëve, shkaku i ngordhjes mund të jetë sëmundja e plasjes.

Një ekip me specialistë të drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit në Kukës ka shkuar ne fshat dhe ka pare nga afër situatën. Ata kanë marrë kampione nga lopët e ngordhura, duke vërtetuar shkakun e ngordhjes. Shefqet Elezi, drejtor i bujqësisë dhe ushqimit ne Kukës thotë se:  “Dyshohet se kullotat e bagëtive, përgjatë kufirit me Kosovën, ku dhe gjendet lumi Drin i Bardhë të jetë shkaku i sëmundjes. Lumi mbart shumë mbeturina që vijnë nga shteti fqinjë”.

Sëmundja e plasjes është mjaft e rrezikshme dhe shkakton ngordhje te menjëhershme te bagëtive. Konsumi i mishit të tyre është vdekjeprurës dhe për njerëzit në rastet kur virusi hyn në trupin e njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›