Kushtet gjatë provimit për çdo maturant
Rregullorja e Maturës Shtetërore konsideron mjedise të përshtatshme për zhvillimin e provimeve, ato që plotësojnë kriteret e mëposhtme: mjedisi më i vogël, i përshtatshëm për zhvillimin e provimeve të detyruara, të jetë për të paktën 15 maturantë, ndërsa për provimet e lëndëve me zgjedhje të jetë i mjaftueshëm për të paktën 25 maturantë. Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidat të jetë jo më pak se 120 cm larg nga njëri maturant/kandidat te tjetri, si majtas-djathtas, ashtu dhe para-prapa. Në ditën e provimit nuk zhvillohen aktivitete të tjera që ndërpresin provimin. Mjediset të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara. Në mjediset ku zhvillohet provimi nuk ka postera, tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim. Maturantët/kandidatë ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim. Sipërfaqja që maturanti/kandidat ka në dispozicion për të shkruar është të paktën (40 x 60 cm). çdo mjedis që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve të ketë komunikim me rrugë automobilistike.
#