E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Jo strukturave paralele

Shefi i zyrës ndërkombëtare

“Në veri, strukturat paralele mund të zëvendësohen me ndërlidhje të privilegjuara midis Beogradit dhe popullatës në veri, për të siguruar ruajtjen e mënyrës tradicionale të të jetuarit”, thotë për “Radio Europa e Lirë”, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. Duke folur për arritjet dhe sfidat njëkohësisht, përballë shtetit më të ri në botë, Feith shfaqi mendimin se “kemi parë përparim të mirë, në themelimin e institucioneve në Kosovë dhe prandaj, si shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICR) tani jam mandatuar nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar të lëvizim nga ndërtimi i institucioneve te mbikëqyrja e funksionimit të tyre.

Ne e shohim këtë si shenjë pozitive, sepse nënkupton një hap përpara. Qeveria do të jetë ajo që do të çojë përpara programet që ka për synim dhe që i ka diskutuar me Kuvendin, duke u përqendruar në prioritetet, mbi të cilat jemi pajtuar bashkërisht. Pra, për të përmirësuar qeverisjen, me synim që në fund të këtij viti të kemi një raport më të mirë të progresit. Dhe natyrisht, edhe për t’u marrë me veriun. Megjithatë, e shoh rolin e ICR-së duke u zbehur gradualisht, edhe pse do ta kem autoritetin që më është dhënë në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës, nëse është e nevojshme, edhe në kuptimin korrektues”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›