Kushtet per Serbine reagon BE

Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën. Kështu është shprehur për Radion Evropa e Lirë, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, duke iu përgjigjur deklaratave të zyrtarëve serbë se u është vënë një kushtëzim i tillë.
“Parlamenti Evropian nuk ka asnjë informacion se Komisioni Evropian do të mund të kërkonte nga Serbia njohjen e Kosovës. Unë qëndroj prapa kësaj deklarate. Asnjë vend tjetër, vend anëtar i BE-së, nuk mund të kërkojë njëanshëm një gjë të tillë”, ka thënë Kacin.
Sipas tij, deklarata e ministrit të Brendshëm serb, e cila u pasua edhe me deklaratën e presidentit serb, Boris Tadiç, se njohja e Kosovës është kusht për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, është dhënë për qëllime të brendshme politike, në kuadër të një fushate parazgjedhore.
Nga ana tjetër Përfaqësuesi ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, ka theksuar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si kusht për marrjen e statusit të kandidati do t’i kërkojnë Serbisë edhe shuarjen e strukturave paralele.
“Bashkimi Evropian do të insistojë që prania paralele e policisë dhe strukturave administrative të sigurisë duhet të hiqet para vendimit për dhënien e statusit kandidat”, është shprehur Feith
Ai ka theksuar se tre kërkesave të Bashkimit Evropian, mund t’i shtohet edhe kërkesa për shuarjen e strukturave paralele.
Sipas tij, zgjidhja për veriun duhet kërkuar në vendosjen e kontakteve midis qeverisë në Prishtinë dhe bashkësisë serbe në veri dhe në këtë drejtim qeveria e Kosovës do të emërojë së shpejti një koordiantor që do të jetë përgjegjës për përparimin e këtij procesi.