E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet për ristrukturim të kredisë

18/10/2011  Banka e Shqipërisë forcon rregulloren për administrimin e rrezikut të kredisë

Kredimarrësi duhet të ketë shlyer rregullisht të paktën tre këste bashkë me interesat

Banka e Shqipërisë forcon kushtet për kredimarrësit në banka. Me rritjen e ritmit të kredive të këqija Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë duke përcaktuar rregullat e reja për vlerësimin e gjendjes financiare të kredimarrësit. Nëse kredimarrësi nuk zbaton detyrimet një mënyrë e re klasifikimi do të ndjekë kredinë e dhënë për të. Por gjithsesi kredimarrësit kanë një mundësi që të ristrukturojnë kredinë e marrë, nëse japin prova se mund të jenë në gjendje të shlyejnë detyrimet.

Kredia e re

Bankat, në marrëveshje me kredimarrësin, sa i përket ristrukturimit të kredisë, mund ta ndryshojnë atë, sipas kritereve të përcaktuara në manualin e kredisë, të miratuar nga organet drejtuese. “Ristrukturimi i kredisë mund të kryhet dhe kur, mbështetur në analizat e tyre, bankat gjykojnë se në të ardhmen gjendja financiare e kredimarrësit do të përmirësohet ndjeshëm, ose të ardhurat nga veprimtaria e tij do të rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe se kredimarrësi do ta paguajë (shlyejë) të gjithë kredinë sipas kushteve të reja”, - thuhet në rregullore. Kredia e ristrukturuar, nuk mund të klasifikohet më lart se një kategori nga kategoria në të cilën është klasifikuar përpara ristrukturimit dhe, në çdo rast, jo më lart se kategoria “nënstandard”, deri në plotësimin njëkohësisht të disa kushteve, si kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt këstet (kryegjë dhe interes) për një periudhë prej 9 (nëntë) muajsh nga data e ristrukturimit, kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt të paktën 3 (tre) këste (kryegjë dhe interes. Kredia e ristrukturuar, me plotësimin e kushteve të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, klasifikohet duke zbatuar kriteret e përcaktuara në këtë rregullore.

Klasifikimi i kredive

Me anën e rregullores së re bankat e nivelit të dytë do të kenë mundësi që të forcojnë strategjitë dhe duhet të kenë rregulla të qarta për administrimin e rrezikut të kredisë. Stafi drejtues i bankave do të duhet të përcaktojë strukturat për të kryer vetë teste rezistence, apo stress-teste, të paktën dy herë në vit. Rregullorja e re nuk ka ndryshime esenciale në klasifikimin e kredive dhe në masën e detyrimit për mbulim me fonde rezervë, në varësi të kohës së vonesës në shlyerje. Një kredi trajtohet si e humbur nëse vonesa kalon një vit kalendarik dhe në këtë rast duhet të mbulohet me fonde rezervë apo provigjione në masën 100%. Risi e rregullores është se bankave do t’ju rritet vlera kolateralit si instrument në bilanc për të zbutur rrezikun e kredisë. Kjo do të thotë që, në rastin e kredive me vonesë në shlyerje, bankat mund të llogarisin si provigjione edhe një pjesë të vlerës së kolateralit të pranuar si garanci. Rregullorja vendos një kufi të ri për sa i përket kredisë në valutë të ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Shuma e këtyre kredive në portofolin e një banke nuk duhet të kalojë me katër herë vlerën

KLASIFIKIMI I KREDIVE NGA BANKAT:

Standarde

Principali ose interesi nuk është paguar për një periudhë prej 1 (një) deri 30 (tridhjetë) ditësh nga data e pagesës së këstit.

Në ndjekje

Principali ose interesi nuk është paguar për një periudhë prej 31 (tridhjetë e një) deri 90 (nëntëdhjetë) ditësh nga data e pagesës së këstit;

Nënstandarde

Principali ose interesi nuk është paguar për një periudhë prej 91 (nëntëdhjetë e një) deri 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditësh nga data e pagesës së këstit;

Të dyshimta

Principali ose interesi nuk është paguar për një periudhë prej 181 (njëqind e tetëdhjetë e një) deri 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditësh nga data e pagesës së këstit;

e) “të humbura”, kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

Të humbura

Principali ose interesi nuk është paguar për një periudhë prej më shumë se 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditësh nga data e pagesës së këstit.

2. Normat e llogaritjes së fondeve rezervë përcaktohen si më poshtë:

a) për kategorinë “standarde”...................................1 (një) për qind;

b) për kategorinë “në ndjekje”..................................5 (pesë) për qind;

c) për kategorinë “nënstandarde”......jo më pak se 20 (njëzet) për qind;

d) për kategorinë “e dyshimtë”......jo më pak se 50 (pesëdhjetë) për qind;

e) për kategorinë “e humbur”..........................100 (njëqind) për qind.

VLERËSIMI I GJENDJES FINANCIARE TË KREDIMARRËSIT

1- Statusi i kredimarrësit, karakteristika personale dhe ekonomike të tij;

2- Cilësia e menaxhimit, përfshirë dhe atë të menaxhimit të nivelit të lartë të kredimarrësit, në rastet kur kredimarrësi është person juridik;

3-Cilësia e aksionerëve, cilësia e planeve dhe programeve të mbështetura financiarisht nga banka.

4-Niveli i kapitalit dhe rezervave të kredimarrësit dhe pjesa e tyre në bilancin e kredimarrësit.

5-Cilësia e aktiveve të kredimarrësit;

6-Madhësia e borxhit dhe aftësia për t’i shërbyer, si dhe historiku i ekspozimeve me bankën;

7-Likuiditeti dhe përfitueshmëria;

8- Flukset e parave të periudhave paraardhëse dhe flukset e parave të pritshme, të krahasuara me detyrimet e kredimarrësit;

9-Kushtet e biznesit dhe parashikimet e ardhshme për kredimarrësin, si dhe pozicioni i kredimarrësit në treg dhe në industrinë ku kryen veprimtarinë.

10-Ekspozimi i kredimarrësit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.

DOKUMENTE TË TJERA

1) Bilanci (pasqyra e aktiv-pasivit dhe zërave jashtë bilancit);

2) Llogaria fitim-humbje;

3) Vërtetimi i pagës për individët, si dhe deklarata e të ardhurave dhe shpenzimeve të tyre, e dokumentuar për të ardhurat dhe shpenzimet materiale;

4) Pasqyra e detyrimeve mbi kreditë dhe interesat për t’u paguar;

5) Pasqyra mbi ndryshimet në kapital;

6) Pasqyra e cash flow-t;

7) Raportet e ekspertit kontabël mbi gjendjen financiare të kredimarrësit;

8) Raporte të agjencive të vlerësimit.

LLOJI I GARANCISË OSE KOLATERALIT QË KËRKOJNË BANKAT

GARANCITË

1. Garanci të drejtpërdrejta, të pakthyeshme dhe të pakushtëzuara të qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose të Bankës së Shqipërisë, në monedhë kombëtare

2. Garanci të drejtpërdrejta, të pakthyeshme dhe të pakushtëzuara të qeverive qendrore ose bankave qendrore të vendeve të OECD ose të Komunitetit Evropian

3. Garanci të drejtpërdrejta, të pakthyeshme dhe të pakushtëzuara të bankave shumëpalëshe të zhvillimit ose te Bankës Evropiane të Investimeve

4. Garanci të drejtpërdrejta, të pakthyeshme dhe të pakushtëzuara të organeve të pushtetit vendor të Republikës së Shqipërisë

5. Garanci të drejtpërdrejta, të pakthyeshme dhe të pakushtëzuara të bankave ose degëve të bankave të huaja, të licencuara për të ushtruar aktivitet në Republikën e Shqipërisë.

6. Garanci të drejtpërdrejta, të pakthyeshme dhe të pakushtëzuara të administratave rajonale ose lokale të vendeve të OECD-së

7. Garanci të drejtpërdrejta, të pakthyeshme dhe të pakushtëzuara të bankave nga vendet e OECD-së

KOLATERALE FINANCIARE

1. Tituj të emetuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë ose nga Banka e Shqipërisë në monedhë kombëtare.

2. Tituj të emetuar nga qeveritë qendrore ose bankat qendrore të vendeve të OECD ose të Komunitetit Evropian.

3. Depozita monetare të vendosura si kolateral pranë bankës ose degës së bankës së huaj

4. Certifikata depozite ose instrumente të ngjashme, të emetuara nga banka ose dega e bankës së huaj dhe të vendosura si kolateral pranë saj.

5. Tituj të emetuar nga bankat shumëpalëshe të zhvillimit ose nga Banka Evropiane e Investimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›