Kushtet përfituese për pensionet e pleqërisë
10/01/2011 Mosha dhe periudha e plotë e sigurimit që kërkohet në vite për secilën kategori që përfshin skema
Rritja e moshës përfundon gjatë vitit të ardhshëm vetëm për profesionet e kategorisë së tretë
Skema e sigurimeve kushtëzon rritjen e moshës së pensionit si për burrat, ashtu edhe për gratë me kalimin e viteve. Konkretisht lëvizshmëria e moshës së përfitimit do të ndryshojë në trend rritës me një vit më shumë. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për personat që nga 1 korriku i 2010-s, deri në 30 qershor të këtij viti, mosha e daljes në pension do të jetë 53 vjeç për gratë, si dhe 58 vjeç për burrat. Për të përfituar nga skema të dyja kategoritë duhet të kenë plotësuar vjetërsinë e punës, e cila duhet të jetë 31 vite të konfirmuara. Ndërsa për punët e kategorisë së dytë mosha e daljes në pension do të shtohet me 6 muaj. Përkatësisht mosha e daljes në pension për gratë që përfshihen në këtë kategori arrihet kur mbushin 58 vjeç e 6 muaj, ndërsa burrat 63 vjeç e 6 muaj. Periudha e vjetërsisë së kërkuar në të dyja rastet mbetet në pragun e 35 viteve të siguruara. Njëkohësisht kjo rritje e moshës së pensionit me gjashtë muaj do të vijojë edhe për punët e kategorisë së tretë, ku për gratë mosha e daljes në pension deri në qershor të 20011-s do të plotësohet kur arrijnë 59 vjeç e 6 muaj, ndërsa për burrat 64 vjeç e 6 muaj. Po në këtë linjë do të ecë edhe rritja e moshës së daljes në pension për kategoritë që do të përmbushin kushtet e përfitimit nga 30 qershori i 20011-s deri në korrik të 2012-s. Për profesionet që përfshihen në kategorinë e tretë, rritja e moshës së pensionit do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm me arritjen e kufirit maksimal për gratë 60 vjeç dhe për burrat 65 vjeç. Ndërsa për dy kategoritë e tjera rritja do të vijojë të jetë graduale deri më 2010-n për kategorinë e dytë dhe deri më 2023 për profesionet që përfshihen në kategorinë e tretë. Megjithatë, për të përfituar sa më shpejt masën e pensionit, çdo person që është në prag të mbushjes së kushteve duhet të plotësojë dosjen e përfitimit pranë njësive të banimit. Procedurë e cila duhet bërë një vit më parë që nga momenti i lindjes së të drejtës së përfitimit, në mënyrë që të gjitha llogaritjet dhe verifikimet e nevojshme të përfundojnë sa më shpejt, duke mos rrezikuar kështu as edhe një ditë të drejtën e marrjes së pagesës që u takon sipas ligjit.
Emigrantët, mundësitë për të përfituar
nga skema e sigurimeve
Të drejtën për të përfituar nga skema e sigurimeve mund ta gëzojnë edhe ata emigrantë, të cilët kanë vjetërsi pune të konfirmuar në vendin tonë para se të largoheshin për emigrim. Tashmë Instituti i Sigurimeve ka marrëveshje bashkëpunimi me disa patronate, veçanërisht në Itali, të cilat lejojnë informimin e emigrantëve mbi përfitimet që mund të marrin nga skema e sigurimeve shoqërore në vend. Ekzistenca e sigurimeve vullnetare gjithashtu ndihmon emigrantët që të përfitojnë pensione të plota ose të pjesshme, pasi i lejon ata që të paguajnë vullnetarisht shumën e kontributeve që u mungon për të plotësuar kushtet e përfitimit. Emigrantët me periudhën e vjetërsisë së shërbimit që kanë në Shqipëri mund të përfitojnë: “Pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vite të siguruara, pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vite sigurimi, si dhe pensione invaliditeti, kur janë tërësisht të paaftë për punë”. Këto pensione i përfitojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri, bazuar në një formulë: moshë, minus 20 pjesëtim për 2, është vjetërsia kontributive për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontributive më të vogël, proporcionalisht me periudhën e siguruar jepet pension invaliditeti i reduktuar. “Pra, në këtë kuptim një invalid që mund të jetë në moshën 50 vjeç, me këtë raport përfiton pension të plotë invaliditeti kur ka 15 vjet vjetërsi pune. Në rastet kur ka më pak merr pension të pjesshëm në raportin: vjetërsia në punë që ka me vjetërsinë që i kërkohet është sipas raportit të mësipërm. Gjithashtu invalidëve u jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, prej 5 për qind të pensionit, kur janë nën moshën 18 vjeç, apo 25 vjeç, kur vazhdojnë arsimin e lartë. Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç ose 25 vjeç, kur vazhdojnë arsimin e lartë, sipas formulës së përmendur. Përfitojnë nga kjo skemë edhe invalidët që kanë nevojë për përkujdesje, u jepet dhe një shtesë në masën 15 për qind të pensionit.