Burri italian e mbyti me duar gruan shqiptare
10/01/2011 Ekspertiza mjeko-ligjore gjen shenja të mbytjes në fyt, sot autopsia e plotë
Pas zënkës për një telefonatë, e mbyti në shtëpi dhe e varrosi në pyll
MASSAROSA- Me duar në fyt e kishte mbytur italiani gruan e tij shqiptare dhe më pas e varrosi në pyll. Të paktën këto janë detajet e para të ekspertizës mjeko-ligjore, pas zbulimit të vrasjes së Rajmonda Zefit, gruas shqiptare në Itali, e cila që prej 31 dhjetorit rezultoi e zhdukur. Nga mediat e shtetit fqinj mësohet se bashkëshorti italian, Francesco Quinci, kishte arritur të fshihte për disa ditë krimin, por dje ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes për një vrasje aksidentale. Sipas tij, 30-vjeçarja shqiptare, Rajmonda ishte rrëzuar nga shkallët gjatë grindjes dhe aty kishte përplasur kokën dhe kishte vdekur në vend. Ky version u mbështet edhe nga avokati i Quincit, Carlo Alberto Antongiovanni. Por ekspertët mjek-ligjorë dalluan tek trupi i viktimës disa shenja të kapjes në fyt. Agjencia e lajmeve ANSA thotë se shenjat në fyt mund të jenë shkaktuar nga një shtrëngim me duar, por gjithçka do të konfirmohet nga autopsia e sotme.
Zhdukja, hetimet e gjetja
Trupi i pajetë i Rajmondës, gjysmë i zhveshur dhe me fytyrën e mbuluar me gjak, u gjet pardje në një zonë të thellë, në një pyll 30 km larg shtëpisë. Burri i saj, Francesco, u tregoi policisë se ku kishte hedhur trupin e 30-vjeçares me të cilën kishte pasur dhe dy fëmijë, 8 dhe 3 vjeç. Bashkëshorti lajmëroi zhdukjen e Rajmondës në datën 3 janar, ndërsa kishte thënë se ajo ishte larguar nga shtëpia që më 31 dhjetor. Gjurmë gjaku janë gjetur edhe pranë shtëpisë së çiftit, si dhe në makinën e bashkëshortit të shqiptares. Francesco Quinci është ndaluar me akuzën e vrasjes së vullnetshme dhe fshehje të trupit të viktimës, dhe nesër do të merret në pyetje nga gjyqtari për hetimet paraprake. Ajo që kishte shkaktuar grindjen ishte ndoshta angazhimi i gruas shqiptare në botën e spektaklit. Rajmonda Zefi që prej disa kohësh kishte krijuar një shoqatë me shqiptarë të tjerë, për të punuar në sektorin e spektaklit dhe argëtimit në lokalet e natës apo ato të modës në Viareggio dhe Versilia. Mëngjesin e 31 dhjetorit kishte shpërthyer sërish debati.
Burri fajtor
Telefonata
“vrasëse”
Një telefonatë nga një prej miqve shqiptarë që ndoshta i kishte thënë të bëhej gati për organizimin e një evenimenti me rastin e festimeve për Vitin e Ri, mund të jetë shkaku i zënkës dhe pastaj vrasjes. Janë shumë prova që bëjnë të dyshojnë Prokurorinë se kemi të bëjmë me një vdekje aksidentale. Sipas akuzës, Quinci nuk ka telefonuar 118 për të kërkuar ndihmë për gruan, ka marrë kufomën dhe e ka hedhur në një vend të humbur, si dhe për disa ditë ka heshtur duke mos thënë të vërtetën. Kundër tij është dhe dëshmia e një komshie, si dhe gjurmët e gishtave në fyt.