Kushtet teknike të dobëta, shkak i aksidenteve të shumta
15/04/2010 Siguria dhe shëndeti në punë
Punonjësit e sektorit të ndërtimit dhe atij minerar mbeten më të rrezikuarit nga zhvillimi i aksidenteve, për shkak të kushteve të vështira në të cilat punojnë. Ndonëse ligji për sigurinë në punë tashmë ka hyrë në fuqi, ende problematikat mbeten të larta. Sipas të dhënave të publikuara, rezulton se gjatë tre vjetëve të fundit rreth 250 persona kanë humbur jetën, për shkak të aksidenteve të ndodhura prej mungesës së kushteve teknike të sigurisë. Gjatë një takimi të zhvilluar dje, ministri i Punës ka kërkuar nga sindikatat dhe punëdhënësit zbatimin e ligjit “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, i cili ka hyrë në fuqi gjatë muajit shkurt. Megjithatë, konfederata e sindikatave të pavarura të punonjësve shprehet skeptike për zbatimin e këtij ligji. Sipas tyre, shkak për këtë pasiguri bëhen një sërë faktorësh, si numri i vogël i inspektorëve të punës, që duhet të merren me kontrollimin e masave që marrin punëdhënësit, si dhe numri i lartë i punonjësve informalë, çka rrezikon edhe më shumë jetën e tyre. Përkundrejt këtyre shkeljeve, gjatë vitit të shkuar Inspektorati Shtetëror i Punës ka vendosur gjithsej 201 gjoba. Ligji i ri parashikon një sërë ndryshimesh, duke filluar nga detyrimi i punëdhënësit për vlerësimin e rreziqeve dhe marrjen e masave parandaluese që burojnë nga ushtrimi i aktivitetit që në fazën e hartimit të projektit, detyrimin e tij për të hartuar dokumentin e vlerësimit dhe parandalimit të rrezikut, ngritjen e shërbimeve të mbrojtjes etj.