Debitorët e OSSH-së, plan i ri për heqjen e energjisë
15/04/2010 Plani i ri ka si qëllim demontimin e sistemit matës, pra, që nga lidhja e deri te matësi
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike fillon zbatimin e një plani të ri për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike. Në kuadër të uljes së borxheve OSSH-ja do të ndëshkojë ashpër të gjithë debitorët që nuk reagojnë brenda 72 orësh nga marrja e njoftimit që rezulton se nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike. Nëse konsumatori nuk paguan borxhet, do të përballet me masa drastike që nisin nga ndërprerja e energjisë dhe ku të gjithë veprimet do të mbështeten edhe nga policia private. Por këtë herë ndërprerja e energjisë do të thotë që nga heqja e matësit të energjisë, ndërprerja e lidhjes kabllore dhe deri në kallëzimin në Prokurori. Lidhur me këtë plan të ri masash të kompanisë, Oligert Kume, menaxher i Arkëtimeve në OSSH deklaroi dje se “ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, demontimi i sistemit matës, që ka të bëjë nga lidhja kabllore e deri në matësin elektrik, njëkohësisht përgatitja e dokumentacionit për kallëzim penal në organet e Prokurorisë, por ka dhe disa elementë të ri që tashmë kompania i ka implementuar në realizimin e arkëtimit të këtyre debitorëve siç janë policia private". Nga ana tjetër, në qendër të këtyre masave është kontakti direkt me konsumatorin më anë të një njoftimi, reagimi pas të cilit i krijon debitorit shansin e faljes së kamatëvonesave apo ndërprerjen e energjisë. "Është një njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike ku përcaktohen qartazi dhe format që duhet të ndjekë konsumatori debitorë fill pas momentit që merr dijeni për këtë njoftim. Çka do të thotë paraprakisht, njoftohet debitori 72 orë, dhe i lihet një afat 72 orë për të reaguar për të likuiduar gjendjen debitore që ai ka", sqaroi Kume. Nga ana tjetër, është menduar që të publikohen emrat e të gjithë konsumatorëve debitorë, masë kjo që do të prekë direkt imazhin e tyre. Rreth 1 muaj më parë OSSH-ja nisi një aksion të përgjithshëm për mbledhjen e borxheve të vjetra të pashlyera ndaj kompanisë, që shkojnë deri në 27 miliardë lekë. Kjo shumë është sa dyfishi i çmimit me të cilin CEZ Grup bleu OSSH-në vitin e kaluar, ku për 76 për qind të aksioneve pagoi 102 milionë euro. Ky projekt u shtri në gjithë vendin kishte si objektiv mbledhjen minimale deri në 10 për qind të borxhit aktual që është edhe kufiri i përcaktuar nga kompania. Po kështu çekët, sikurse kanë deklaruar kohë më parë, theksojnë se do të ashpërsojnë masat duke denoncuar çdo shkelje në Prokurori dhe duke shkëputur njëanshmërisht kontratën e furnizimit me energji në momentin kur shterohen të gjitha mundësitë për arkëtimin e borxhit.
Borxhet
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka filluar vendosjen në zbatim të projektit për vjeljen e borxheve të vjetra të pashlyera ndaj kompanisë, që shkojnë deri në 27 miliardë lekë. Kjo shumë është sa dyfishi i çmimit me të cilin CEZ Grup bleu OSSH.
Reforma
OSSH ka vendosur të ulë numrin e drejtorive të shpërndarjes, të cilat nga 10 janë ristrukturuar në katër. Këto të fundit do të jenë të vendosura sipas shtrirjes, që ju është bërë në katër qytete Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Fier.