Kushtetuesja, Gjergj Sauli mbush 70 vjec, i perfundon mandatin si anetar
J.Marena
Afati i mandatit te ish-kryetarit te Gjykates Kushtetuese, aktualisht anetar i kesaj gjykate, Gjergj Sauli, po perfundon. Cka ne kete vorbull debatesh te ethshme mes Presidences dhe shumices ne legjislativ per ceshtjen e dekreteve te gjyqtareve te Gjykates se Larte, do te duket nje luks i tepert per ta diskutuar, kater muaj perpara se ky vend ne Gjykaten Kushtetuese te mbetet vakant. Por, precedenti i shfaqur muaj me pare, teksa mbarimi i mandateve te disa anetareve te Gjykates Kushtetuese, deri dhe ish-kryetarit te kesaj gjykate, Sauli, solli termet ne politiken shqiptare dhe debatet vijuan per muaj te tere, nxjerr si rend te pare fillimin e konsultimeve me grupet gjyqesore, per gjetjen e nje emri te ri per kete vend vakant. Burime nga institucioni i Gjykates Kushtetuese bejne me dije se ne fund te nentorit te ketij viti, anetari i kesaj gjykate, Gjergj Sauli, mbush plot 70 vjec dhe ne baze te nenit 127, pika “c” e Kushtetutes, ai duhet te lere detyren. Per me teper se ky nen e permban ne menyre taksative qe s’mund te vijoje me ne detyre, perkunder rasteve te tjera, te cilet, sipas nenit 125 te Kushtetutes, pika “5”, vijon te qendroje ne detyre deri ne emerimin e pasardhesit te tij, rast ky qe ka ndodhur jo vetem me ish-kryetarin e Kushtetuese, Sauli, por dhe me anetaret e tjere, si Kristofor Peci etj. Shqetesimi i ardhur nga brenda Gjykates Kushtetuese, per marrjen e masave qe tani ne perzgjedhjen e kandidatit, qe do te zevendesoje anetarin e ketij institucioni te larte gjyqesor, vjen per shkak te procedurave te gjata, me te cilat perballohet Presidenti deri ne emerimin e tij. Sepse ne baze te Kushtetutes, eshte kreu i shtetit, ai qe e propozon, por qe detyrimisht do te jete Kuvendi, ai qe do te jape pelqimin per kete kandidature. Nderkohe qe precedenti i ndodhur me pese dekretet e Topit per gjyqtare te Gjykates se Larte dhe debati qe po vijon gjate per keto kandidatura dhe konkretisht per proceduren e ndjekur, mund te sjellin dhe Gjykaten Kushtetuese perball nje ngerci te tille. Qe do te sillte nje krize tjeter nderinstitucionale dhe per pasoje nje institucion tjeter kushtetues te paplotesuar dhe te pa gatshem per te marre vendime te rendesishme, ne rastin e ndonje ankese te mundshme. Mesohet se ekziston frika e nje bllokimi te mundshem nga ana e Kuvendit, per shkak dhe te “konsumimit” te kandidaturave per anetare te Gjykates se Larte, ku, pavaresisht se behet fjale per institucion tjeter kushtetues, kandidimi nga ana e Presidentit e ndonjerit prej emrave te rrezuar per Gjykaten e Larte do te sillte ne menyre te pashmangshme nje perplasje te dyte mes Presidences dhe Kuvendit. Pasi serish pritet te dale ne skene debati per ceshtjen e konsultimit paraprak per kandidaturat. Prandaj eshte kerkuar qe tani, dhe nga Presidenca qe te filloje procesi i evidentimit dhe perzgjedhjes se nje kandidature, e cila do te zevendesoje Gjegji Saulin, qe mbush 70 vjec, si anetar te Gjykates Kushtetuese.
Ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit
Eshte
Neni 111
Zgjedhja ne organet kushtetuese ose te krijuara me ligj dhe dhenia e pelqimit
Me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato komisionit perkates, i cili vendos nese kandidaturat i plotesojne kushtet ligjore brenda 10 diteve nga marrja e kerkeses.
Ne rastet kur ne Kushtetute parashikohet dhenia e pelqimit nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit ia kalon kerkesen Komisionit per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut, i cili brenda 7 diteve shqyrton nese kandidaturat i plotesojne kriteret ligjore. Kuvendi shqyrton kerkesen per dhenien e pelqimit ne seance plenare brenda dy javeve nga data e paraqitjes se raportit te Komisionit per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut dhe, nese kerkohet nga te pakten nje kryetar grupi parlamentar, zhvillohet debat per te.
Ndryshimet
Ne nenin 111
Pika 3
Me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjehere komisionit perkates i cili brenda tre javeve nga marrja e kerkeses i shqyrton ato dhe harton raportin perkates.
Pika 6
Ne rast kur ne Kushtetute parashikohet dhenia e pelqimit nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit ja kalon kerkesen menjehere Komisionit per Ceshtjet Ligjore, i cili e shqyrton ate dhe harton raportin perkates brenda tre javeve. Kuvendi shqyrton kerkesen per dhenien e pelqimit brenda 7 diteve nga data e paraqitjes se raportit te komisionit.
Shtohet pika 7
Komisioni perkates, brenda afateve te percaktuara ne kete nen dhe pasi ka marre miratimin me shkrim te personit te propozuar, shqyrton si permbushjen e kushteve formale, kushtetuese e ligjore, ashtu dhe meriten e cdo kandidature duke u bazuar ne kritere te matshme dhe objektive per te garantuar cilesine e perzgjedhjes dhe rolin substancial te te Kuvendit ne kete perzgjedhje, komisioni bashkepunon me institucionet shteterore dhe publike per te zgjeruar te dhenat per cdo kandidat, bashkepunon dhe /ose kryen konsultime me institucionet perkatese dhe rrethet profesionale. Per te rritur transparencen dhe ndihmesen e publikut ne perzgjedhje, komisioni organizon seanca degjimore publike me secilin kandidat. Perfundimet e nxjera nga ky proces shqyrtimi i percillen Kuvendit per te vendosur miratimin ose jo te cdo kandidature te propozuar.
Pika 8
Paraqitja e kandidaturave per zgjedhjen ne organet kushtetuese ose te krijuara me ligj dhe dhenia e pelqimit nga Kuvendi perfshihen automatikisht ne kalendarin e punimeve te Kuvendit. Seanca zhvillohet me debat nese e kerkojne 10 deputete ose nje grup parlamentar.