E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja: Gjyqtaret, me makina Rozeta Rapushi

Kryetaret e gjykatave ne vend, nuk do te privohen aspak nga e drejta per te pasur makina dhe shofere. Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dje si antikushtetuese disa nene te ligjit "Per Rregullimin e Sherbimit te Transportit per Funksionaret Publike dhe Nepunesit Civile", duke u dhene mundesine qe nga heqja e makinave dhe shofereve te mos preken gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese, gjyqtaret e Gjykates se Larte, kryetarin e Gjykates se Shkalles se Pare dhe kryetarin e Gjykates se Apelit. "Shfuqizojme si antikushtetues, Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 1139, date 24.11.2009, "Per caktimin e numrit te automjeteve dhe te shofereve ne dispozicion te ministrive dhe te institucioneve qendrore", per sa perfshin ne fushen e zbatimit te tij Gjykaten Kushtetuese dhe Zyren e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor", thuhet ne vendim. Kushtetuesja pranoi keshtu ankesen e bere nga Unioni i Gjyqtareve, te perfaqesuar nga Ardian Dvorani dhe Amarildo Laci, te cilet kerkuan shfuqizimi si antikushtetues i pikes 1 dhe 2 te nenit 2, nenit 3, 4 dhe 6 te ligjit "Per Rregullimin e Sherbimit te Transportit per Funksionaret Publike dhe Nepunesit Civile", per sa perfshijne ne fushen e zbatimit te tyre funksionaret publike vijues: gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese, gjyqtaret e Gjykates se Larte, kryetari i Gjykates se Shkalles se Pare dhe kryetari i Gjykates se Apelit. Ligji iu ka nderprere ketyre funksionareve te larte sherbimin e transportit me automjete, sherbim qe perballohej nga te ardhurat publike permes buxheteve te institucioneve perkatese dhe iu ka caktuar nje perfitim financiar mujor ne shumen 35.000 leke, per permbushjen e detyrave te tyre funksionale. Unioni i Gjyqtareve kerkuan antikushtetuetshmerine, pasi sipas tyre, kufizimi apo heqja e perfitimeve aktuale per sherbimin e transportit qe u ofrohej gjyqtareve nga shteti jane ne papajtueshmeri me nenin 138 te Kushtetutes. Sipas ketij unioni, perfitimi i nje sherbimi te tille, ndersa perben garanci per gjyqtarin dhe unifikon kuadrin ligjor mbi statusin e tyre, perben dhe nje detyrim per pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, per te mos e cenuar. Ne kundershtim me pretendimet e Unionit te Gjyqtareve, perfaqesuesja e Keshillit te Ministrave tha se argumenti i kerkuesit ne lidhje me antikushtetutshmerine e ligjit, meqenese eshte miratuar me shumice te thjeshte nuk qendron, sepse shpenzimet per transportin nuk jane pjese e statusit te gjyqesorit. Gjykata vleresoi se ceshtje te tilla si percaktimi i numrit te automjeteve dhe shofereve, targimi i posacem dhe i dallueshem me targat "Z", statusi protokollar, pasaportat diplomatike dhe te tjere elemente garantues qe bashkeshoqerojne tashme prej vitesh nje numer te caktuar gjyqtaresh per shkak te detyres, jane ne funksion te respektimit te standardeve kushtetuese dhe pavaresise institucionale te paprekshmerise se struktures dhe te menyres se administrimit te buxhetit te ketyre institucioneve te pavarura kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›