E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Tryeza ime pati efekt, opozita u kthye në Kuvend Rozeta Rapushi

Presidenti Bamir Topi, beri thirrje dje nga Gjermania, per rendesine e rivendosjes se dialogut politik ne vend per te ecur para ne procesin e integrimit te vendit. Gjate takimit me homologun e tij gjerman, Horst Keler, kreu i shtetit duke bere nje pasqyre te shkurter mbi situaten politike ne Shqiperi dhe te zhvillimeve te brendshme, nenvizoi domosdoshmerine e dialogut mes paleve. "Nenvizoj rendesine e riinstalimit te dialogut politik ne vend, mes mazhorances dhe opozites dhe e bashkepunimit per reformat e rendesishme, per te ruajtur vazhdimesine e rruges se anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe permbushjen e aspiratave integruese te mbare popullit shqiptar",-tha Topi. Nga ana e tij, Presidenti gjerman Keler, duke shprehur kenaqesine e ketij takimi te vecante, shprehu besimin ne zgjerimin dhe thellimin e marredhenieve dhe bashkepunimit reciprok, si dhe vuri ne dukje se shkembimi i vizitave i niveleve me te larta, kontribuon ne rritjen e dialogut dhe bashkepunimit politik. Kreu i shtetit gjerman vuri ne dukje mbeshtetjen qe vendi i tij ka dhene per Shqiperine, duke e siguruar Presidentin Topi se kjo do te vazhdoje, ne menyre qe populli shqiptar te behet pjese edhe zyrtarisht, sa me shpejt e familjes se madhe evropiane. Duke vleresuar mbeshtetjen e Gjermanise, kreu i shtetit shqiptar, theksoi faktin se Shqiperia e konsideron Gjermanine si nje partner strategjik shume te rendesishem te saj. Presidenti Topi i shprehu homologut te tij, mirenjohjen per mbeshtetjen e vazhdueshme te dhene nga Gjermania per proceset demokratizuese dhe integruese te vendit tone, duke i dhene rendesi zhvillimit te marredhenieve ekonomike dhe rritjes se pranise se investitoreve gjermane ne vendin tone. Biseda mes paleve, u zhvillua pas nje ceremonie zyrtare pritjeje ne nder te delegacionit shqiptar, ku pas kalimit ne reviste te trupave ushtarake dhe ekzekutimit te himneve kombetare, Presidenti Topi dhe Presidenti Keler, zhvilluan nje takim te perzemert e miqesor, gjate te cilit u vleresuan marredheniet e shkelqyera dhe tradicionalisht shume te mira mes dy vendeve tona si dhe bashkepunimi shumepalesh ne te gjitha fushat. Ne kete vizite zyrtare, kreu i shtetit, shoqerohet nga zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta, nga kryetari i Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo, kryetari i Akademise se Shkencave, Gudar Beqiraj, deputeti i Kuvendit, Gazmend Oketa, zevendesministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Nikolle Lesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›