E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Votimi elektronik shpeton zgjedhjet"

Eshte dashur vetem nje spunto nga ana e kryeministrit estonez, Andrus Aspin, i cili tha se estonezet kane votuar ne zgjedhjet vendore permes internetit dhe ishin zgjedhje te besueshme dhe te pakontestueshme dhe gatishmeria e kryeministrit Berisha per ta mbeshtetur nje variant te tille, qe te shprehen pro dhe ekspertet e zgjedhjeve ne Shqiperi. Duke paralajmeruar se nje votim i tille eshte plotesisht i mundshem dhe ne Shqiperi dhe per me teper, votimi elektronik mund te konsiderohet pa frike si shpetim i proceseve elektorale ne Shqiperi. Ky eshte konstatimi i dhene nga ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, i cili sqaron se deklarata e bere nga kryeministri Berisha per te adaptuar kete model eshte nje vullnet pozitiv per te realizuar ne Shqiperi, procese te pakontestueshme nga humbesi, sic ka ndodhur rendom ne te gjitha zgjedhjet parlamentare dhe vendore ne Shqiperi. "Eshte shprehje e nje vullneti pozitiv per te realizuar procese zgjedhore te pakontestueshme qe t'i garantojne hapesirat humbesit per te pranuar rezultatin", eshte shprehur Kume, teksa ka argumentuar mundesine e evitimit te kontestimeve dhe mos njohjes se rezultatit, ne rastin e nje votimi permes internetit. Ne argumentin e tij, ai sqaron dhe menyren sesi mund te arrihet drejt ketij modeli, qe sipas tij eliminon fletet e votimit, rinumerimin apo hapjen e kutive zgjedhore, deri tek heqja dore njehere e pergjithmone nga perfaqesia politike neper komisionet e numerimit dhe votimit, qe kane qene gjate tere historise se zgjedhjeve te ketyre 20 viteve, nje "gangrene" dhe mjaft te atakueshem. "Shqiptaret te votojne ne qendrat e votimit dhe te mos votohet me flete votimi, por te klikohet ne ekran. Procesi nuk prodhon flete votimi te mbyllura ne kuti, te hapen dhe rinumerohen, as procesverbale dhe tabela te rezultateve zgjedhore dhe e gjitha mbetet si suport informatik, printohet. Gjithashtu zvogelon dhe administraten dhe nxjerr si te panevojshem komisioneret politike ne komisione", ka qene deklarata e djeshme e ish-kreut te KQZ, Kristaq Kume. Por ajo qe duhet marre ne konsiderate ne kete metode te re votimi ne Shqiperi eshte ajo, per te cilen politika gjithmone ka kontestuar fort. Votimi me me shume se nje mjet identifikimi. Dhe per kete Kume ofron nje zgjidhje reale dhe te manovrueshme, duke qene njeheresh dhe e kontrollueshme ne cdo moment dhe qe duhet te fiksohet dhe ne Kodin Zgjedhor, nese do te ndryshohet. "Nje moment shume i rendesishem qe duhet te zgjidhet eshte identifikimi i zgjedhesve. Lexuesi manjetik do te mjaftohej te lexonte karten. I njejti person qe mendon se mund te votoje 10 here s'mund ta beje me, pasi per kete nuk duhet hequr boja ne gisht", eshte shprehur Kume. Ky qendrim i ish-kryetarit te KQZ-se vjen ne nje kohe kur numri nje i qeverise, gjate nje takimi te perbashket me homologun e tij estonez deklaroi se mbetet i hapur per te aplikuar nje model elektronik per zgjedhjet ne Shqiperi. Por qe gjithnje, ai eshte shprehur se per kete nje grup ekspertesh, te perbere nga perfaqesues te opozites dhe mazhorances, duhej te shkonin ne Estoni dhe te sillnin pervojen estoneze, per ta diskutuar, miratuar dhe implementuar ne ligjin zgjedhor. S.P

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›