Kushtetuesja, argumentet per antikushtetuetshmerine
Nepermjet ketij vendimi, Keshilli i Ministrave ka percaktuar numrin e pergjithshem te automjeteve dhe te shofereve qe do te jene ne dispozicion te tyre, duke nderhyre ne kete menyre ne strukturen e institucioneve, cka cenon ne te njejten kohe standardin kushtetues te administrimit te buxhetit nga vete gjykatat.
Ndjekja e nje procedure te tille me strukturat perfaqesuese te gjyqesorit apo me organizatat profesionale te gjyqtareve, "ne vendimmarrjet lidhur me administrimin e gjykatave, ne percaktimin e mjeteve te tyre buxhetore, si dhe ne alokimin e ketyre mjeteve per gjykatat ne nivel kombetar dhe rajonal" eshte nje standard i gjithe pranuar edhe ne aktet nderkombetare.
Ne kete kontekst dhe duke u mbeshtetur ne nenin 48 te ligjit nr. 8577, date 10.2.2000, "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise", Gjykata veren lidhjen "sine qua non" ndermjet ligjit, objekt shqyrtimi dhe Vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 1139, date 24.11.2009, "Per caktimin e numrit te automjeteve dhe te shofereve ne dispozicion te ministrive dhe te institucioneve qendrore", i cili ka dale ne zbatim te tij. Perderisa baza ligjore mbi te cilen Keshilli i Ministrave ka marre autorizimin per nxjerrjen e ketij akti nenligjor konsiderohet si antikushtetuese, Gjykata konkludon per papajtueshmerine me Kushtetuten edhe te vendimit te sipercituar te Keshillit te Ministrave, vetem per sa perfshin ne fushen e zbatimit te tij Gjykaten Kushtetuese dhe Zyren e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor.
Per rrjedhoje, perderisa nderhyrja e ligjvenesit dhe e ekzekutivit nepermjet normave juridike qe kane nxjerre konsiderohet ne shkelje te nenit 7 dhe 144 te Kushtetutes, Gjykata e vlereson te nevojshme qe te shpall antikushtetutshmerine e ketyre normave juridike, objekt shqyrtimi, duke u bazuar vetem ne argumentin per cenimin e parimit te pavaresise se gjyqesorit dhe te administrimit te buxhetit nga vete gjykatat.