E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja: Imuniteti nuk mbron deputetët nga paditë

PRISHTINË- Gjykata Kushtetuese ka sqaruar sot cështjen e imunitetit të deputeteve të Kuvendit të Kosovës, raporton Express.

Duke i’u përgjigjur një një kërkese të qeverisë Gjykata ka theksuar se imuniteti nuk i mbron deputetët nga paditë penale apo civile që ngrhen ndaj tyre.

“Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat penale të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit të tyre dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”,- nënvizon vendimi i Kushtetueses.

“Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga paditë civile për veprimet dhe vendimet jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre”, thuhet në komunikatën për mediat të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Vendimi më i fundit i Kushtetueses duket se prek direkt Fatmir Limaj, për të cilin EULEX ka ngritur aktakuzë për krime lufte.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›