“Furtunë” në policinë e Vlorës

Ndryshimet kanë prekur thuajse të gjithë këtë drejtori, duke marrë shkasë nga vrasja e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi disa ditë më parë. Nga ndryshimet, në kreu i policisë së Vlorës do të jetë Nazmi Kotarja, i cili zëvendëson Ylli Metkon.
Ky i fundit do të jetë në krye të Drejtorisë së Shkollës së Policisë në Tiranë. Në postin e zv drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës emërohet Elidon Veizi, deri dje zv/drejtor në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Veizi zëvendëson në Vlorë, Myftar Demirlikën. Në postin e Shefit të komisariatit në Vlorë emërohet Alfred Elezi i cili vjen në këtë post pas së njëjtës detyrë që ka ushtruar në komisariatin e Mirditës. Elezi zëvendëson në Vlorë Nikolin Thanën.
Ministria e Brendshme nuk ka sqaruar zyrtarisht ndryshimet e bëra. Tashmë dihet që shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici ka nisur një hetim për veprimtarinë e forcave të rendit gjatë ditës së vrasjes së gjyqtarit, ku thuhet se uniformat blu kanë vepruar me shumë vonesë, duke mos e transportuar në kohë trupin e plagosur të Konomit për në spital.
Një tjetër skandal ishte edhe futja e trupit të pajetë në një automjet policie dhe jo në ambulancë. Deri më tani nuk ka asnjë dyshuar për autorët e vrasjes së gjyqtarit, me gjithë premtimet e bëra nga autoritetet përkatëse për zbardhjen e krimit të ndodhur më 9 shtator. /S.Ll/Start/
2011-09-20 15:39