Malaj thirrje Rames Dialogo me Berishen hiq dore nga protestat

Anetari i Kryesise se PS-se Jo me protesta
Anetari i kryesise socialiste Arben Malaj i ben thirrje opozites dhe kreut te saj Edi Rama qe te heqe dore nga protestat ne rruge dhe te vazhdoje procesin e negociatave me mazhorancen per zgjidhjen sa me te shpejte te ngercit politik. Sipas z. Malaj tashme eshte koha qe e majta te perqendrohet tek negociatat per zgjidhjen e krizes politike. Ai eshte ne kundershtim me thirrjet e kryesocialistit Edi Rama per protesta ne rruge duke thene se protestat nuk mund te jene qellim ne vetvete i opozites.Protestat jane nje mjet demokratik por PS nuk shpresoj se i ka qellim ne vetvete. Eumlshte nje mjet per te imponuar dhe per te afruar nje zgjidhje qe i sherben gjithe shqiptareve dhe jo vetem mbeshtetesve dhe anetareve te Partise Socialiste - u shpreh Arben Malaj. Ai shpreh besimin se socialistet do te marrin pjese ne zgjedhje dhe sipas tij fitorja e Tiranes nga e majta eshte e domosdoshme. Per mua fitorja e Tiranes eshte e domosdoshme. Une besoj qe PS jo vetem qe do te marre pjese ne zgjedhjet vendore po duhet ti kete te qarta objektivat e saj per nje fitore te trefishte. PS duhet te fitoje voten popullore per te treguar qe realisht zgjedhjet parlamentare kane pasur problemet e tyre. PS duhet te fitoje vote te plote ne menyre qe keshillat e komunave dhe bashkive te mos jene me bllokuese te kryetareve dhe PS duhet te fitoje shumicen e komunave dhe bashkive ne Shqiperi - tha Malaj. Gjithashtu Malaj foli edhe per ceshtjen e djegies se fleteve te votimit te zgjedhjeve te kaluara duke u shprehur Djegia e fleteve te votimit ne kushtet kur nuk eshte zgjidhur kriza politike nuk eshte gje tjeter vecse nje benzine ne zjarrin politik. Vendi rrezikohet qe ne vleresimin e muajit nentor ti mohohet e drejta per te fituar statusin e vendit kandidat - perfundon ai.