Kushtetuesja hap procesin për marrëveshjen me Greqinë
Nis sot në Gjykatën Kushtetuese procesi i shqyrtimit të ligjshmërisë së marrëveshjes ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për përcaktimin e kufijve detarë, që është kundërshtuar ligjërisht nga Partia Socialiste dhe disa forca të tjera politike. Institucioni që interpreton ligjin themeltar të shtetit, në seancën e 26 nëntorit ka përcaktuar si palë paditëse vetëm Partinë Socialiste, ndërkohë që ka ndaluar Parlamentin të ratifikojë marrëveshjen. Sot, Kushtetuesja do të nisë shqyrtimin, ku të dyja palët: qeveria dhe PS-ja do të paraqesin argumentet e tyre.
Në seancën e datës 26 nëntor, Gjykata Kushtetuese mori një tjetër vendim, që rrëzon një nismë të rëndësishme të qeverisë shqiptare. Vetëm 24 orë pas rrëzimit të ligjit të makinave, institucioni që interpreton ligjin themeltar të shtetit ka vendosur që marrëveshja e kufirit detar me Greqinë duhet të hiqet nga rendi i ditës së Kuvendit dhe të pezullohet ratifikimi. Pasi ka shqyrtuar ankesën e PS-së, PSD-së, PDS-së, Partisë Ligj dhe Drejtësi dhe G99, Kushtetuesja çmon se, bazuar në nenin 31 të ligjit nr. 8577, dt. 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, ekziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtim gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues, Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 31 dhe 52/3 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", me shumicë votash vendosi: Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues Partinë Socialiste të Shqipërisë, rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera kërkuese, pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar. Seanca plenare do të zhvillohet më datë 8 dhjetor 2009, ora 10.00.
Y.Pata