Kushtetuesja ‘ia lidh duart’ Jahjagës

Dualizimi i veprimit institucional në shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për amnistinë, pas dërgimit të tij në Gjykatën Kushtetuese dhe një peticioni të shoqërisë civile, që është dërguar në kabinetin e presidentes Jahjaga, e ka bërë si shumë serioz dhe të pamundur zbatimin e këtij ligji.
Ndërhyrjet e Gjykatës Kushtetuese me një vërejtje për presidenten Jahjaga, që ajo të mos i ndërmarrë veprimet e saj ligjore, sipas ekspertit për çështje kushtetuese, Riza Smaka, e vendosin zonjën e vendit në pozitë të disfavorshme, sepse Kushtetuesja “ia lidh duart” për veprim, kështu që në avantazh mbetet pritja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si versioni suprem i interpretimit të ligjit, shkruan Kosova Sot.
“Kjo dorën në zemër, është çështje pak si në disfavorin e presidentes, sepse presidentja e ka afatin e marrjes së vendimit prej 8 ditësh dhe nëse nuk do ta shpallte, pomologonte, atëherë ky ligj do të hynte në fuqi vetvetiu, por meqë çështja ka shkuar edhe në Gjykatn Kushtetuese dhe ai ka vepruar sipas procedurës për informim i presidentes, atëherë krejt kjo çështje te niveli i presidentes pezullohet derisa Gjykata Kushtetuese nuk e vendos çështjen”, tha Smaka./Indeksonline/