E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i EULEX-it duhet të shqyrtohet

EULEX- i duhet të fillojë të dorëzojë kompetencat ekzekutive tek institucionet kosovare në mënyrë graduale. Kështu thotë Shpend Krusani nga KIPRED. Sipas tij debati për rishikimin e mandati të EULEX-it, i nxitur nga Kuvendi dhe Qeveria shihet më shumë si një retorikë politike në kohën e arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, sesa si një debat përmbajtjesor.

Diskutimi i mandatit të EULEX-it në Kuvendin e Kosovës nuk duket të jetë parimorë, duke marr parasysh që janë vetë ligjvënësit ata të cilët kishin ftuar këtë mision evropian për sundim të ligjit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Shpend Kursani nga Instituti Kosovarë për Zhvillim dhe Hulumtim të Politikave –KIPRED thotë për Radio Kosovën se ky diskutim për mandatin e EULEX-it, bëhet tani në kohën ky i fundit ka filluar t’i arrestojë ish luftëtarët e UÇK-ës duke i akuzuar ata për krime luftë.

“Qeveria e Kosovës më shumë e ka nxitur këtë debat në Kuvend për shkak se po e ndihen një deficit patriotik në kohën kur EULEX-i po bën hetimet dhe arrestimit e individëve të cilë i akuzon për krime lufte”, tha Kursani, transmeton RTK.

Zyrtarisht misionit të EUKLEX-it i skadon afati në qershor të 2014. Atëherë Bashkimi Evropian do të bëjë shqyrtimin e pozicionit të këtij misioni nëse ai duhet të vazhdojë me të njëjtën mandat në Kosovë, të tërhiqet tërësisht apo të ketë një rol vetëm monitorues dhe këshilluese e jo mandat ekzekutiv siç e ka tani.

Shpend Kursani nga KIPRED thotë se misionit evropian për sundim të ligjit duhet të fillojë që në mënyrë graduale të bëj delegimin e kompetencave tek institucionet kosovare.

“Mendoj se mandati i EULEX-it duhet definitivisht të shqyrtohet dhe EULEX-i duhet gradualisht që mandatin vet ti dorëzojë tek institucionet vendore. BE-ja duhet që të ushtrojë më shuam presion mbi reformimin e qeverisë së Kosovës përmes kushtëzimit që e ka pasur me vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, e jo përmes EULEX-it”, tha ai

Ndryshe ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, dhe rolin e EULEX-it. Rezoluta nxjerr disa rekomandime sipas të cilave Qeveria e Kosovës autorizohet të përgatisë planin e vetë tranzicional deri më 1 shtator për t’i marrë përgjegjësitë nga misioni i EULEX-it, nga qershori i vitit 2014, kur këtij misioni, i skadon mandati./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›