Zhdukja e Bleonës akuza brenda familjes prindërit drejt divorcit
KUKËS- Shtatë muaj pas zhdukjes në mënyrë misterioze të vogëlushes, Bleona Mata, historia duket se po merr një tjetër kthesë, tashmë jo vetëm për organet e policisë dhe drejtësisë por edhe për anëtarët e familjes. Janë pikërisht prindërit e Bleonës të cilët kanë mbërritur në dyert e drejtësisë për të zgjidhur krizën bashkëshortore të nisur pas zhdukjes së vajzës së tyre.
Babai, Zamir Mata ka drejtuar hapur dhe publikisht akuza ndaj bashkëshortes së tij Bukurie Mata se ka gisht në zhdukjen e vajzës. Kjo e fundit, nën presionin e akuzave ka kërkuar divorcin dhe zbardhjen e akuzave në drejtim të saj.
“U bënë 7 muaj nga zhdukja e vajzës dhe nuk kemi asnjë informacion për të. Autorëve të dyshuar i është shtuar dhe një tjetër në listë, është pikërisht nusja ime me të cilën jam ndarë për arye se nuk ishte e zonja ta mbante vajzën. Atë ditë që ka humbur vajza, ajo ka shkuar gjoja për të punuar tokën , por nuk ka punuar asgjë. Atë ditë ka folur mbi 6 orë në telefon, se me kë ka folur është duke e konfirmuar policia. Atë ditë ajo nuk ka dalë për të kërkuar vajzën, por ka ndenjur duke fshehur kartat e telefonit. I bëj thirrje të tregojë ku është vajza, ajo ndoshta ka marrë ndonjë shumë parash apo ka marrë presione e kërcënime por vetëm ajo është kryesorja për gjetjen e vajzës.” shprehet Zamiri, babai i Bleonës.
“Nuk është e vërtetë asgjë. Kam folur në telefon me ato numra, thjeshte kemi qarë hallet me shoqet. Sot është fjala e tij përballë times. Djalin e kam marrë unë dhe kërkoj të drejtën time. Vajza është e imja dhe unë vetëm dua të jetoj me fëmijët e mi” theksoi Bukuria, e ëma e vajzës.
Ndërsa prindërit e Bleonës vazhdojnë të zgjidhin ceshtjen e tyre në gjykatë, hetimet për gjetjen e vogëlushes kanë vijuar edhe në shtetet fqinje, por deri tani pa sukses.
Historia e mistershme zë fill në fund të majit të këtij viti, kur vogëlushja u zhduk krejt papritur nga kodra përballë shtëpisë, teksa ishte në shoqërinë e disa vajzave të tjera dhe hallës së saj.
Që prej asaj kohe autoritetet kanë shoqëruar dhjetëra persona, kërkimet janë shtrirë në të gjitha shtetet fqinje, por ende nuk ka asnjë gjurmë të Bleonës së vogël.
(e.n/news24/BalkanWeb)