E Diel, 1 Nëntor 2026

Braun, humor me "zhdukjen" e femijeve

Redinalda Caushaj

TIRANE - Procesi gjyqesor ne ngarkim te pandehurit David Braun ka vazhduar dje me "sherr" te mbushur me doza humori dhe batutash, mes prokurorit dhe avokates mbrojtese, per adresat e deshmitareve qe do te thirren ne kete proces gjyqesor. Ne dy listat e paraqitura nga avokatja mbrojtese, nuk ishte shenuar adresa e deshmitareve ne menyre te tille qe keta te fundit te njoftoheshin. Prokurori i ka shpjeguar gjykates se deri me sot, mbrojtja i kishte paraqitur dy lista, ndersa nuk do te ishte cudi se do te sillte ndonje liste tjeter me deshmitare, deri ne fund te procesit gjyqesor. Nga ana tjeter, ai i ka vene ne dijeni gjykaten se shkak i procesit gjyqesor ka qene mbrojtja, i ka kerkuar kesaj te fundit te bente me dije adresat, ne menyre te tille qe ta ndihmonte per t'i sjelle te pandehurit ne seance. Ndersa avokatja ka kembengulur se adresat ishin. Nuk ka mjaftuar kaq, kur prokurori i ka sqaruar trupit gjykues se ose lista e paraqitur ishte e falsifikuar, ose avokatja ishte duke pare filxhan dhe shihte se ku ndodheshin deshmitaret. Kjo e fundit, e cila u qortua disa here nga gjykata per mosmarrje leje, ka shpjeguar e deshmitaret ishin me pushime dhe duhet t'i pyese, nese do te vinin apo jo per te deshmuar. Ndersa gjykata i ka shpjeguar avokates se deshmitaret nuk pyeten, por thirren dhe jane te detyruar te paraqiten. Humori nuk do te vazhdonte me kaq, kur avokatja ne listen e deshmitareve te saj, personi i fundit qe duhet te thirrej per te deshmuar ishte klinika ABC. Gjykata eshte dashur te sqaroje mbrojtjen se kush duhet te thirrej per te deshmuar, godina apo ndonje person fizik. Ndersa jo vetem kaq, por mbrojtja ka lexuar seancen e djeshme nje memo, ne te cilen bente me dije gjykaten se trupi gjykues kishte paragjykime per seancen gjyqesore, pasi i kishte bere me dije kesaj te fundit se duhet t'i drejtohej Gjykates se Apelit per kundershtimin e vendimeve te marra gjate procesit gjyqesor. Kjo memo i drejtohej Gjykates se Apelit. Prokurori ka pyetur avokaten nese kishte ngaterruar gjykate, pasi nuk ishin ne Gjykaten e Apelit, por ate te Shkalles se Pare Tirane. Por mbrojtja ka bere me dije se nuk ishte ngaterruar aspak. Madje, nuk ka harruar pa permendur edhe perjashtimin e trupit gjykues, te ketij procesi gjyqesor, per te cilen kryesuesi i trupit gjykues, Gerd Hoxha, i ka shpjeguar gjyqtarit Altin Abdiu, i cili kishte shqyrtuar kerkesen e saj, e ka rrezuar kete kerkese, pasi eshte e pabazuar ne ligj. Me pas, procesi gjyqesor ne ngarkim te pandehurit David Braun eshte zhvilluar me provat shkresore te mbrojtjes. Avokatia i ka paraqitur gjykates disa prova, si letrat e shkruara nga Dino Christodoulu, por edhe certifikata te femijeve. Gjithashtu, si prova ajo ka paraqitur edhe disa ekspertiza te bera femijeve nga klinika "Daun". Ndersa per vazhdimin e procesit gjyqesor, gjykata e ka shtyre ate per ne shtator, per mosparaqitje te deshmitareve ne kete proces, per arsye pushimesh. I pandehuri David Braun, akuzohet nga prokuroria per vepren penale te "marredhenies homoseksuale me te mitur". Sipas hetimeve te kryera, ka rezultuar se ky i fundit ka abuzuar seksualisht me disa te mitur, te cilet i kishte strehuar ne qendren "Femijet e tij", e cila drejtohej prej tij, si dhe dy kolegeve Dino Christodoulu dhe James Robin Arnold.

Asnje adrese per deshmitaret e huaj

Disa nga femijet, te cilet duhet te thirren per te deshmuar ne procesin gjyqesor, ndodhen jashte vendit. Por ne listen e deshmitareve nuk behet e ditur asnje vendndodhje e tyre. Prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates qe ose avokatja te hiqte dore prej tyre, pasi ose duhet t'i kishte lajmeruar me pare, pasi seancat gjyqesore do te shtyhen pambarimisht per thirrjen e tyre ne gjykate, ose marrjen e nje pergjigjeje me leter-porosi, e cila zgjat shume. Te njejten kerkese, prokurori ja ka bere gjykates edhe per deshmitaret e tjere, qe ndodhen ne vendin tone, per te cilen mbrojtja nuk ka asnje adrese se ku ndodhen keta te fundit, pasi shumica e tyre kane ndryshuar vendbanim.

Mbrojtja, kohe shtese per prova e tjera

Mbrojtja e David Braun ka bere me dije se i duhen edhe me shume kohe per te paraqitur prova te tjera shkresore per procesin ne ngarkim te klientit te tij. Kjo gje eshte cilesuar nga prokuroria si nje menyre e gjetur nga mbrojtja per te zvarritur procesin gjyqesor. Ndersa gjyqtari i ka shpjeguar perkthyesit qe t'ia perktheje kete fakt te pandehurit. Nga ana tjeter, gjykata ka vendosur qe te pezulloje afatet e paraburgimit deri me daten 3 shtator, ne te cilen do te zhvillohet seanca e radhes ne ngarkim te Braun, ku priten te deshmojne femijet, te cilet kane jetuar ne qendren "Femijet e tij".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›