E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, ne NATO me 2009-te"

TIRANE - Shqiperi, tashme e ka te sigurte anetaresimin e plote ne Aleancen e Atlantikut Verior, ne samitin e radhes qe pritet te mbahet ne prill te vitit 2009. Perfaqesuesit e larte ushtarake te NATO-s shprehin edhe shpresa te mira per anetaresimin me te drejta te plota te Shqiperise ne Aleance brenda muajve te ardhshem. Kete e ka konfirmuar dhe kryetari i Komitetit Ushtarak te NATO-s, Admiralin Giampaolo Di Paola gjate takimeve qe zhvilloi dje me Presidentin Topi, kryeministrin Berisha, ministrin e Mbrojtjes, Oketa dhe ministrin e Jashtem, Basha, teksa deklaroi se NATO ka shpresa te mira per anetaresimin e Shqiperise gjate samitit qe do te mbahet vitin e ardhshem. "Une dua te rikonfirmoj rendesine e mbeshtetjes qe Shqiperia po ofron per Aleancen dhe te shpresojme se Shqiperia te behet anetare me te drejta te plota ne muajt e ardhshem", deklaroi admirali Di Paola ne fjalen e tij. Perfaqesuesi i larte ushtarak i NATO-s deklaroi se kjo mbeshtetje vinte nisur nga puna e madhe dhe perpjekjet e qeverise per te qene pjese e kesaj aleance. Admirali Di Paola deklaroi se Shqiperia tashme po mbeshtet NATO-n ne shume operacione, jo vetem NATO-n, jo vetem ne Afganistan, por edhe disa misione te BE-se dhe me anetaresimin e Shqiperise kontributi do te jete edhe me i madh. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha deklaroi se qeveria ishte e vendosur te kryente reforma ne te gjitha drejtimet ne menyre qe ky anetaresim te vinte sa me shpejt. "Reformat do te jene 'perpetum mobile' dhe se ato do te interesojne te gjitha fushat, nga reformat politike, me te cilat Shqiperia do konsolidoje te gjitha standardet e nje demokracie funksionale", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Po keshtu kreu i qeverise deklaroi se qeveria po angazhohej edhe ne modernizimin e Forcave te Armatosura te saj dhe per te krijuar nje ushtri te vogel dhe profesionale te afte per te perballuar kerkesat e NATO-s.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›