E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatepjeta e Barkes filloi me shkarkimin e Martos

Gjithcka ka nisur mbrapsht per Barken teksa ka marre vendimin fatal per largimin e Martos, sekretar i pergjithshem i dikasterit qe ai drejtonte. Pas ketij vendimi, gjithcka ka marre rrokullimen, per te ardhur ne largimin nga posti i Ministrit.

Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule deklaroi se shkarkimi i ministrit Koco Barka ka ardhur si pasoje e punes se ngadalte me reformat ne ministrin e Punes dhe Ceshtjeve Sociale. Por vetem ministri aktual, Koco Barka ka theksuar se shkarkimi i tij eshte kerkuar nga kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule sepse ai kishte shkarkuar Sekretarin e Pergjithshem te ministrise se tij, Andrea Marton. Sipas barkes, shkarkimi i tij behej vetem per hakmarrje ndaj ketij shkarkimi qe ministri e konsideron si argumentuar mire. Nga ana tjeter ministri aktual i Punes, Koco Barka ka theksuar se gezon mbeshtetjen e Berishes ne reformat qe ka ndermarre ne ministrine qe ai drejtonte prej tre vitesh tashme. Ministri aktual i Punes, zhvilloi edhe nje takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli njekohesisht nenkryetare e PD-se ne lidhje me kete vendim. Por mesa duket ka qene kerkesa zyrtare e PBDNJ-se e cila e ka detyruar kryeministrin Berisha, njekohesisht kreun e PD-se te shkarkoj Barken dhe te vendos per emrin e ri te zevendesuesit te tij. Kandidatura e re e PBDNJ-se, ka qene edhe zevendesminister i Drejtesise dhe po ashtu eshte anetare i organizates OMONIA.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›