E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e gjyqtarëve për lejen vjetore



Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e Shoqatës së Unionit të Gjyqtarëve në lidhje me numrin e ditëve për pushime vjetore. Pak javë më parë kjo shoqatë depozitoi kërkesën për: “Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën i dy fjalive të para, paragrafi i dytë i Nenit 24 të Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008 ‘Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipëris뒔, që sanksionon se: “Gjyqtari përfiton leje të pagueshme vjetore prej 30 ditësh kalendarike. Leja vjetore bëhet në muajin gusht”. Kërkohej dhe pezullimi i Nenit 24, paragrafi i dytë i Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtarët kanë ngritur pretendimin se përmbajtja e dy fjalive të para të paragrafit të dytë, të nenit 24 të ligjit për pushtetin gjyqësor, pakëson ditët e pushimit të gjyqtarëve nga 30 ditë pune (42-44 ditë kalendarike) në 30 ditë kalendarike. Sipas tyre, leja vjetore e pagueshme është një nga përfitimet që gëzon gjyqtari për të ushtruar funksionin e dhënies së drejtësisë në mënyrë të pavarur e të paanshme, dhe si e tillë nuk mund të ulet. Ndërkohë, përfaqësuesit e Kuvendit kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës duke ngritur pretendimin se kjo shoqatë nuk përfaqësonte të gjithë gjyqtarët në vend dhe se këtë pretendim nuk e kishte ngritur asnjë prej shoqatave të tjera ekzistuese të gjyqtarëve. Pasi kanë dëgjuar të gjitha palët, Gjykata Kushtetuese ka vërejtur se kjo kërkesë e kësaj shoqate duhej rrëzuar. Në këtë mënyrë gjyqtarët tani e tutje nuk do të kenë më pushim 45 ditë, por vetëm një muaj.

Të burgosurat shesin punë dore për të blerë dhurata për fëmijët

Më shumë se gjysma e grave që vuajnë dënimin në Burgun 325 pretendojnë se kanë vrarë burrat, pasi janë dhunuar në mënyrë sistematike prej tyre. Më shumë se 20 gra që vuajnë dënimin në burg janë braktisur nga familja e tyre dhe ato duhet të kujdesen për fëmijët, të cilët vendosen në jetimore. Në prag të festimeve të fundvitit, të gjitha punimet e të burgosurave janë vendosur në një minipanair të organizuar nga Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare. Të gjitha paratë e mbledhura u shkojnë të burgosurave, të cilat do të kenë mundësi të blejnë dhurata për fëmijët e tyre në festat e fundvitit.

5 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›