Kryetari i Bashkisë, thirrje biznesit të vogël për protestë para Kryeministrisë
Në janar rrezikohen rreth 3200 biznese të vogla në të gjithë vendin. Rama: ”Biznesi i vogël kërcënohet nga një falimentim masiv në janar”
Emanuela Sako
Biznesi i vogël pritet t’u bashkëngjitet protestave të opozitës për shkak të vendimit të qeverisë që e klasifikon atë si biznes të madh. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, u ka bërë thirrje subjekteve përfaqësuese të biznesit të vogël në rrethe për të protestuar para Kryeministrisë. Protesta do të zhvillohet në orët e paradites, rreth orës 11:00. Rama zhvilloi dje një takim me pronarë të bizneseve të vogla, ku u njoh me situatën dhe problemet që ata thonë se po i çojnë drejt falimentimit. Rama u ka dorëzuar ftesën për të marrë pjesë në protestën e bashkive socialiste që do të zhvillohet para Kryeministrisë. Në ftesën që u është shpërndarë bizneseve thuhet se po rrezikohen rreth 3200 biznese të vogla, të cilat nuk mund të përballen me ndryshimet e reja. “Berisha vendos çdo ditë gjoba arbitrare ndaj biznesit të vogël, për të mbushur gropën e zezë të buxhetit të shtetit, duke çuar drejt falimentit 3200 biznese dhe po aq familje drejt skamjes”,- thuhet në ftesën për protestë që u është shpërndarë bizneseve.
Deklaratat
Rama deklaroi se në fillim të vitit 2010, biznesi i vogël do të përballet me falimentim masiv për shkak se ligji i ri i taksave i klasifikon ata si biznes i madh. Sipas Ramës, kjo është kundër Kushtetutës dhe kundër ligjit për autonominë vendore, që kalon të gjithë biznesin me xhiro mbi 5 milionë lekë në vit me TVSH dhe tatim fitimi njësoj si të ishte biznes i madh. “Biznesi i vogël kërcënohet nga një falimentim masiv në janar për shkak të një mase që është kundër Kushtetutës dhe kundër ligjit për autonominë vendore, që e kalon të gjithë biznesin me xhiro mbi 5 milionë lekë në vit me TVSH dhe tatim fitimi njësoj si të ishte biznes i madh”, - theksoi kryetari Rama. Ai zhvilloi takime me pronarë të biznesit të vogël, të cilët bënë të ditur se po shkojnë drejt falimentimit.
Protesta
Protesta që pritet të zhvillohet do të jetë kundër vendimit të qeverisë për decentralizimin e pushtetit vendor, kalimin e biznesit të vogël në atë të madh, si dhe për mosakordim të fondeve që i takojnë Bashkisë. Sipas bashkiakëve socialistë, këto vendime cenojnë autonominë e pushtetit vendor. Ligji i ri për taksat sjell mjaft ndryshime dhe detyrime për biznesin e vogël. Përveçse biznesi do të shtojë TVSH-në dhe do të rrisë tatimin mbi fitimin, por do t’i detyrojë të rrisin çmimet, të rrisin numrin e punëtorëve, të ndryshojnë pagat e punëtorëve, çka sipas kryetarit të Bashkisë, i detyron ata të shkojnë drejt falimentit.
”Kemi bërë një përllogaritje dhe gjysma e këtyre bizneseve do të falimentojnë drejtpërdrejt dhe vetëm pak kanë shans për të mbijetuar. Me ato pak biznese që do të ekzistojnë do të rriten çmimet dhe fatura e shtrenjtë shkon për qytetarët e thjeshtë”, - u shpreh Rama. Ndryshimet e reja çojnë edhe në rritjet e çmimeve të produkteve, të cilat do të përballohen nga qytetarët. Kjo do të ndikojë direkt në xhepat e konsumatorëve, të cilët deri tani janë përballur me rritjet e çmimeve të të gjitha produkteve.
Cenimi i autonomisë, vendorët do të protestojnë në Berat, Korçë e Patos
Cenimi i autonomisë vendore ka vënë në lëvizje pushtetin vendor në disa rrethe. Autoritetet e pushtetit vendor në Korçë, Berat dhe Patos do të hidhen në protestë kundër këtyre vendimeve. Kështu, cenimi i autonomisë së pushtetit vendor ka bërë që edhe Bashkia e Beratit të përfshihet në një protestë kundër këtyre vendimeve. Punonjësit e institucionit të Bashkisë së Beratit, por dhe të institucioneve që varen prej saj, janë mbledhur në një protestë pas orarit zyrtar të punës.
Kryebashkiaku Fadil Nasufi u shpreh se autonomia e bashkive është e garantuar me ligj. “Demokracia vendore është e kërcënuar dhe e aksidentuar rëndë nga maxhoranca aktuale dhe kryeministri Sali Berisha. Sjell fakte se qeveria e Sali Berishës e ka shkelur, në 4 vjet, plot shtatë herë Kushtetutën”, - u shpreh ai. Ndërkohë edhe punonjësit vendorë të Korçës janë mbledhur në sheshin përpara Bashkisë, ndërsa kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi, u shpreh se kjo nuk është një protestë politike, por është një protestë kundër vendimeve dhe ligjeve të qeverisë, të cilat kërkojnë të paralizojnë autoritetet vendore. “Vendimet e qeverisë tentojnë të paralizojnë autoritetet vendore, kërkojnë të paralizojnë bashkitë dhe komunat, në mënyrë që ne të jemi të pamundur t’u themi qytetarëve atë që kërkojnë”,- bëri të ditur Peleshi.
Protesta e punonjësve të bashkisë është zhvilluar edhe në qytetin e Patosit, ku vendorët kanë ndalur punën dhe kanë protestuar para godinës së Bashkisë për vendimin e qeverisë për decentralizimin e pushtetit vendor, kalimin e biznesit të vogël në atë të madh, si dhe moskoordinimin e fondeve që i takojnë bashkisë.
5 Dhjetor 2009