Kushtetuesja rrëzon padinë e Tahirit ndaj Kuvendit
TIRANE- Kushtetuesja ka zbardhur dje, vendimin, pas ankesës së depozituar nga Tahiri që në 7 mars të këtij viti, pra gati 5 muaj më pas. “Në Gjykatën Kushtetuese është kundërshtuar vendimi i Byrosë së Kuvendit për marrjen e masës disiplinore të përjashtimit të kërkuesit nga pjesëmarrja në punimet e komisioneve dhe të seancave plenare për një periudhë 15-ditore, shoqëruar kjo edhe me sanksionin financiar të ndalimit të pagës për këtë periudhë”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
“Kolegji vëren se vendimi i Byrosë së Kuvendit, për dhënien e masës disiplinore, nuk është një vendim që çon në ndërprerjen, në mënyrë përfundimtare, të ushtrimit të mandatit përfaqësues të deputetit përkatës. Pra, këto kategori vendimesh nuk janë vendimtare për situatën juridike të këtyre individëve (deputetëve)”, sqarohet më tej.
Ndaj, “për sa më sipër, Kolegji vlerëson se kërkuesi nuk legjitimohet t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kontrollin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit për marrjen e masës disiplinore”. Pikërisht në atë seancë janë përjashtuar edhe deputetët Paulin Sterkaj dhe Armando Prenga, veç Saimir Tahirit, “për arsye të përdorimit të fjalëve fyese, provokimit të rrëmujës në seancë..”.
(m.a/GSH/Balkanweb)