Vdes në burg ish-i dënuari politik, e varros bashkia
TIRANE- Një ish i dënuar politik mbyll sytë përjetë në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Haxhi Kurushi, 57 vjeç, u arrestua pesë ditë më parë, si i dyshuar për shitje marijuane. Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë në burg, por pa u mbushur as 24 orë nga momenti kur u izolua në ‘dhomat’ e ngushta të paraburgimit “Jordan Misja”, ish i përndjekuri Kurushi ndërroi jetë. Zyrtarë të lartë të burgjeve thanë se vdekja e ish të dënuarit për agjitacion e propagandë, ka ardhur nga shkaqet natyrore, pasi vuante nga tensioni, si dhe kishte shqetësime të tjera. Megjithatë fjalën e fundit për shkakun e vdekjes së Kurushit, jeta e të cilit duket se ka qenë një mynxyrë e vërtetë, do ta thonë ekspertët e mjekësisë ligjore.
Një tjetër problem që i ka lindur drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në këtë rast është varrimi i të ndjerit. Për shkak se Haxhi Kurushi jetonte prej shumë kohësh si endacak, atëherë është detyrë e pushtetit lokal që ta bëjë varrimin, konform procedurave ligjore. “I paraburgosuri jetonte si endacak dhe nëse nuk paraqitet asnjë i afërm, qoftë dhe i largët, jemi të detyruar të njoftojmë pushtetin vendor për të bërë varrimin e tij”, - tha një zyrtar i lartë i dikasterit të burgjeve. Ish i dënuari politik, Haxhi Kurushi, tha në gjykatën e Tiranës, se hashashin e kishte gjetur në një kazan plehrash, teksa po mblidhte kanaçe, pasi jetonte si endacak dhe i duhej të siguronte bukën e gojës.
“Kam bërë 20 vite burg në komunizëm. Tani jetoj duke mbledhur kanaçe. Një ditë teksa po mblidhja, gjeta drogën. E mora dhe dërgova në shtëpi dhe e kam pirë vetë”, i tha gjykatësit, ish i dënuari, i cili në këtë mënyrë tentoi ta bindte për ta lënë të lirë. Gjykatësi vendosi ta lërë në burg dhe sapo u transferua në qeli, Kurushi ndërroi jetë.
Ai u arrestua pesë ditë më parë në një lokal pranë rrugës së “Elbasanit”, pasi iu gjet dhe bllokua një sasi prej 3 kilogramë e 360 gramë lëndë narkotike marijuanë e presuar, që sipas prokurorisë ishte e destinuar për shitje. Nga hetimet e para rezultonte se Kurushi ishte implikuar në shpërndarjen e drogës gjashtë muajt e fundit.
(m.a/GSH/BalkanWeb)