E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja u kthen makinat gjyqtarëve

 Aristir LumeziGjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e Qeverisë që u hiqte makinat gjyqtarëve. Me një vendim 6 me 3, në favor të kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ligjin e Qeverisë, të miratuar pak muaj më parë nga maxhoranca parlamentare. Sipas vendimit të kësaj gjykate, ligji cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Pas debateve jo të pakta në këtë gjykatë, ku dhe vetë anëtarët e saj prekeshin nga ky vendim, dy ditë më parë, gjykata rrëzoi këtë ligj si antikushtetues, edhe për faktin se të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve përcaktohen në Kushtetutë dhe mbi të nuk mund të dalin ligje që miratohen me shumicë të thjeshtë. AnkimimiUnioni i Gjyqtarëve argumentonte në kërkesën e tij se ligji i ri i Qeverisë cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe kërkon shfuqizimin e tij sa i takon vetëm pjesës së trajtimit me mjete transporti të gjyqtarëve dhe jo deputetëve. Në kërkesën e tyre, ata i referohen funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Si institucione kushtetuese, funksionimi i këtyre gjykatave përcaktohet në Kushtetutë dhe si i tillë kërkon rregullisht tri të pestat e votave të deputetëve të Kuvendit dhe jo një shumicë të thjeshtë, ashtu siç është miratuar. Ligji nr.10160, që heq përfitimet që kanë gjyqtarët, bie ndesh me nenin 138 të Kushtetutës, ku parashikohet se "koha e qëndrimit të gjyqtarëve në detyrë nuk mund të kufizohet, paga dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen". Gjithnjë në zbatim të këtij neni kushtetues, "Paga dhe përfitimet e tjera..", ka të bëjë me të gjitha ato të drejta materiale dhe jo materiale që gjyqtarët i gëzojnë në përmbushje të funksionit të tyre kushtetues, duke përfshirë këtu dhe përfitimin e shërbimit të transportit nga shteti. Heqja e këtij shërbimi, sipas unionit të gjyqtarëve, cenon pavarësinë e funksionimit të këtyre funksionarëve. Sipas unionit të gjyqtarëve, të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve, përcaktohen vetëm në Kushtetutë. "Duke qenë se statusi i gjyqtarëve është pjesë thelbësore e garantimit kushtetues të pavarësisë institucionale të gjykatave dhe gjyqtarëve, këto të drejta, detyrime dhe mënyra se si ato fitohen, modifikohen apo hiqen janë të parashikuara ose interpretohen vetëm në përputhje me Kushtetutën ose ligjet organike mbi Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe pushtetin gjyqësor në tërësi", shprehet unioni i gjyqtarëve në kërkesën e tij.Ligjet e rrëzuara nga Kushtetuesja    Ligji për makinat e gjyqtarëve    Ligji i Lustracionit    Marrëveshja për përcaktimin e Kufirit detar me Greqinë    Ligji "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", neni për pagat e gjyqtarëve    Vendimi i Këshillit të Ministrave për tregtimin e naftës në tregun e brendshëm nga ARMO    Ligji për "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", neni që përcakton emërimin dhe shkarkimin e  personelit të administratës gjyqësore    Ligji për "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje"    Ligji "Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare".    Ligji "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë".    Objekti i Komisionit Hetimor të shumicës për Prokurorinë e Përgjithshëm    Nene të ligjit "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë".    Nene të ligjit "Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë"    Ligji "Për pagat e institucioneve të pavarura dhe kushtetuese"    Nene të ligjit për "Për kthimin dhe kompensimin e pronës".    Ligji për pensionet suplementare të ish-ushtarakëve    Ligji i Urbanistikës    Ligji për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›