E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Lesko, ambasadore në luftën antitrafik

 Vera Lesko vlerësohet nga zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta si Ambasadore Nderi në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Gjatë një takimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme me përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe në praninë e Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ministri i Punëve të Jashtme vlerësoi kontributin Leskos, drejtuese e qendrës "Vatra" në Vlorë, si një nga personat e parë nga shoqëria civile, e angazhuar për një kohë të gjatë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. "Unë do ta vlerësoja si ambasadoren më të mirë të Shqipërisë në luftën kundër trafikimit. Shoqëria ka nevojë për njerëz të tillë, komunitetit i nevojitet një lider si znj. Lesko, dhe unë si Ministër i Jashtëm vlerësoj tek personaliteti i znj. Lesko profilin më të mirë për një  Ambasadore nderi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore", tha Meta. Në mbyllje të takimit, kryediplomati i dorëzoi znj. Lesko "çertifikatën e Mirënjohjeje", përmes së cilës shprehet mirënjohja e thellë e Qeverisë dhe shoqërisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›