Kushtetuesja zbardh vendimin për Beqjan

Gjykata Kushtetuese sqaron se momenti i fillimit të mandatit, i cili lidhet me shpalljen i zgjedhur të deputetit nga komisioni përkatës (neni 70 i Kushtetutës), nuk duhet të ngatërrohet me momentin e ushtrimit të mandatit, i cili lidhet me bërjen e betimit (neni 72 i Kushtetutës).
Heqja e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste të qarkut të Shkodrës u kërkua nga një grup deputetesh të Partisë Demokratike, të cilët duke iu referuar nenit 70 pika 3 të Kushtetutës, argumentuan se një deputet nuk mund të përfitojë fonde publike.
Sipas paditësve, Beqja kishte shkelur ligjin dhe Kushtetutën, duke përfituar 24 milionë lekë nga Bashkia e Durrësit, gjatë kohës që ai kishte marrë mandatin.
Sipas argumenteve te paraqitura nga deputetët e mazhorancës, rezultoi se deputeti Ilir Beqja, pasi kishte marrë mandatin e deputetit nga KQZ-ja, kishte përfituar nga Bashkia e Durrësit tenderin me 97.7 % të vlerës së fondit limit. /Start/
2011-07-04 12:20