Malaj: Të kufizohen pushtetet e tejzgjatura

Gjatë takimit, Malaj vuri theksin tek domosdoshmëria dhe dobishmëria publike e kufizimit të pushteteve të tejzgjatura e të pakufizuara në pak individë në strukturat politike dhe qeverisëse, në nivel vendor dhe qendror.
"Asnjë deputet nuk duhet e nuk ka arsye të jetë kryetar partie apo drejtues politik në zonën e tij. Partitë politike kanë shumë njerëz të përkushtuar të cilët meritojnë të nxiten për t’u bërë pjesë e sfidave të tyre. Përqendrimi i pushteteve politike dhe ekonomike do të dëmtojë rëndë të ardhmen tonë. Nëse nuk nxitet pjesëmarrja e publikut, nëse nuk zgjerohen hapësirat për pjesëmarrje e kontribute, sfidat tona do të jenë të vështira”, ka thënë Malaj.
Deputeti socialist, ka deklaruar më tej se vendi duhet të dalë nga kriza aktuale dhe të parandalojë zhvillimet jo pozitive./S.Ll/Start/
2011-10-08 09:53