E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja zbardh vendimin për paktin me Greqinë

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin kundër Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për ujrat detare. Në dokumentin e Kushtetueses citohet se marrëveshja u hodh poshtë pasi anëtarët e grupit negociator të palës shqiptare nuk e kishin marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke. Sipas Kushtetueses, marrëveshja kishte mangësi serioze në përmbajtje dhe mbi të gjitha binte ndesh me Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit, e cila theksohet se ka shërbyer si bazë për lidhjen e marrëveshjes.
Në vendim theksohet gjithashtu se ishujt nuk janë marrë parasysh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›