Statusi i vendit kandidat, Meta: Ndikon ngërçi politik, gati për bashkëpunim
Një ditë pas dorëzimit të përgjigjeve të pyetësorit në Bruksel, numri 2 i qeverisë e ka vlerësuar këtë si një moment shumë të rëndësishëm, duke theksuar se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një proces i pandalshëm. Por duke u ndalur tek kriteri politik i cili është përcaktues për statusin e vendit kandidat, shefi i diplomacisë shqiptare Meta ka përsëritur gadishmërinë e maxhorancës për bashkëpunim me opozitën duke e kujtuar ftesat e vazhdueshme nga qeveria që PS-ja të bëhej pjesë e pyetësorit.
Ndërkaq përsa i përket liberalizimit të vizave dhe situatës aktuale politike, ministri i jashtëm Ilir Meta ka theksuar se kriteret teknike janë plotësuar dhe se nuk ka arsye që të paragjykohet Shqipëria.
Një ditë më parë kryeministri Berisha dorëzoi në Bruksel përgjigjet e pytësorit të Komisionit Europian, ndërkohë që tani Shqipëria do ti nënshtrohet një analize të detajuar edhe me misione ekspertësh para se Komisioni Europian të japë mendimin e tij për kërkesën për statusin e vendit kandidat.