Kushtetuta e re e Turqise dhe pushteti i Presidentit

Anetaret e Paralemntit turk filluan hartimin e nje kushtetute te re kete jave nje veprim qe shihet teper i rendesishem per ti dhene fund lidhjeve te Turqise me te kaluaren ushtarake. Por megjithese ka nje konsensus lidhur me nevojen e nje kushtetute te re ndarjet politike vazhdojne ta kercenojne kete proces. Korrespondenti yne Dorian Jones njofton nga Stambolli
Parlamenti turk ka filluar procesin e ndryshimit te kushtetutes 30-vjecare per te zevendesuar nje tekst te miratuar 2 vjet pas grushtit ushtarak te vitit 1980 duke pasqyruar keshtu ndryshimet e medha ne nje vend qe tani drejtohet nga nje qeveri e moderuar. Studjuesi i shkencave politike Cengiz Aktar i Universitetit Bahcesehir thote se nje kushtetute e re eshte thelbesore per te ardhmen e vendit.
Ky eshte nje moment teper i rendesishem ne historine e Republikes Turke. Vendi ka nevoje per nje dokument te ri social i cili do te percaktoje menyrat permes te cilave ai synon te shkoje perpara dhe per tu siguruar se te gjitha shtresat e popullsise do te bashkeekzistojne dhe do te bashkepunojne pa ndjere se ato jane perjashtuar gje qe ka ndodhur deri tani.
Kushtetuta ushtarake e tanishme fajesohet gjeresisht per kufizimin e lirive ne vend qe ti mbroje ato. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan thote se dokumenti i cili pritet te perfundoje deri ne fund te vitit do te kete ne qender qytetaret dhe jo shtetin.
Grupeve te te drejtave civile organizatave fetare dhe qytetareve u eshte kerkuar te kontribuojne ne procesin e hartimit te nje kushtetute me liberale. Partia kryesore kurde e vendit BDP po ashtu po merr pjese ne kete proces. Ertugral Kurkcu deputet i kesaj partie shprehet me optimizem te rezervuar por vazhdon te kete disa shqetesime.
Sikur te gjitha palet te perpiqeshin per nje kushtetute me te mire se kjo ekzistuesja do te kemi nje kushtetute te re shume te mire. Por veshtiresia kryesore do te linde nga aspiratat e Taip Erdoganit dhe ambiciet e tij per vendosjen e nje regjimi presidencial ne Turqi. Ne se gjendja shkallezohet pas kesaj kjo do te lidhte drejtperdrejt me ambiciet e kryeministrit.
Disa analiste thone se eshte ndoshta sekreti politik i Turqise me i njohur fakti qe kryeministri Erdogan do te krijoje nje presidence shume me te fuqishme sipas modelit te Frances apo SHBA-se.
Zoti Erdogan ka thene se ai nuk do te qendroje ne postin e kryeministrit pasi te perfundoje mandatin e trete ne vitin 2015. Ai tha kete jave se sistemi presidencial do te diskutohet. Por te gjitha partite e opozites e kundershtuan me shpejtesi cdo ndryshim nga sistemi aktual i fuqishem parlamentar. Studjuesi i shkencave politike Aktar druhet se kjo polemike jo vetem qe mund ta rrezikoje konsensusin e tanishem per nje kushtetute te re por mund te minoje demokracine ne Turqi.
Sistemi qe mbeshtesin teoricionet e partise te afert me kryeministrin eshte me teper si sistemi i Rusise se sa si ai i Shteteve te Bashkuara nje sistem ku presidenti te kete me teper pushtet.
Fati perfundimtar i Kushtetutes se re dhe ndoshta nje ndryshim i mundshem i sistemit presidencial do te varet nga Parlamenti dhe ne fund te fundit nga populli turk. Partia e Drejtesise dhe Zhvillimit e zotit Erdogan ka nje shumice te mjaftueshme per miratimin e kushtetues se re e cila do te ratifikohet me referendum. Por analistet druhen se nje kushtetute e re e miratuar ne kete menyre ne vend qe ta bashkoje do ta polarizoje vendin.