Breshëri vret 40 kinezë

Nga një stuhi breshëri në Kinë kanë humbur jetën 40 persona, ndërsa 20 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Ky është bilanci tragjik i reshjeve të breshrit, me madhësi të një topi të golfit.
Stuhia nisi të enjten në qarkun Minxian, të provincës Gansu dhe përfundoi të shtunën në mbrëmje. Moti i keq preku gati 400 mijë persona, 30 mijë banorë të zonës u shpërngulën dhe 40 të tjerë kanë përfunduar në spital.
Në Minxian po dërgohen tenda, batanije, veshmbathje, ujë i pijshëm e ushqime. Në zonat e goditura me rëndë, reshjet mbërritën nivelin e gati 70 milimetrave.
Byroja Rajonale e Financave ka dhënë 2 milionë juanë apo 320 mijë dollarë amerikanë për riparimin e ujësjellësve të dëmtuar të zonës.