E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Kabul vritet një pjesëtar i Këshillit Paqësor të Afganistanit

Një person i armatosur e ka vrarë pjesëtarin kryesor të Këshillit Paqësor të Afganistanit, që ishte një ish-udhëheqës taleban, i cili më vonë u bë negociator.

Vrasja është parë si goditje ndaj përpjekjeve të qeverisë afgane për të zhvilluar negociata për zgjidhje politike të luftës kundër militantëve talebanë.

Policia tha se negociatori, Arsala Rahmani, ishte në veturën e tij, kur u vra nga personi i panjohur i armatosur në një udhëkryq, në pjesën perëndimore të Kabulit.

Talebanët i kanë hedhur poshtë pohimet për përgjegjësi, me gjithë se më herët ata kishin lënë të kuptojnë se do t’i marrin në shënjestër negociatorët për paqe.

I ndjeri Rahmani ishte njëri nga 70 afganët dhe ish-talebanët me ndikim, që ishte nominuar nga presidenti afgan, Hamid Karzai, për të bërë përpjekje për pajtim me militantët talebanë.

Arsala Rahmani kishte shërbyer si ministër i arsimit të lartë në regjimin taleban.

Pas rënies së regjimit taleban, ai kishte bashkëpunuar me qeverinë e Karzait dhe kishte shërbyer edhe në Parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›