E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i amerikaneve te lindur jashte vendit

Zyra amerikane e regjistrimit te popullsise  publikoi me 10 pril disa te dhena qe tregojne se popullsia amerikane e lindur jashte vendit ka arritur ne shifren rekord te 40 milione veteve. Keto te dhena po ashtu tregojne se njerezit qe vijne te jetojne ne SHBA kane prirjen te banojne te shtepi me te medha me me teper femije dhe tre breza bashke krahasuar me amerikanet e lindur ne SHBA. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Jerome Socolovsky njofton  nga Washingtoni.

Sipas zyres se regjistrimit te popullsise  emertimi banor i lindur jashte vendit  perfshin ata banore qe jetojne ne SHBA por qe nuk kane lindur ketu ndonese mund te jene tani shtetas amerikane apo banor te ligjshem te vendit.

Elizabeth Grieco Shefi i Deges se Popullsise Amerikane te Lindur Jashte Vendit ne Zyren e Regjistrimit te Popullsise thote se numri i pergjithshem i amerikaneve me origjine nga jashte eshte rritur nga me pak se 10 milione qe ishte ne vitet 70 ne nje shifer rekord prej 40 milione banoresh dy vjet me pare.

Ndersa numri i amerikaneve te lindur jashte vendit ne vitin 2010 perben nje shifer te larte historike si perqindje e popullsise se pergjitheshme ajo eshte me e ulet se sa gjate vales se migrimit te madh ne fund te viteve 1800 dhe ne fillim te viteve 1900 kur kjo shifer ishte 13 deri ne 15 per qind.

Studjuesja thote se pjesa me e madhe e rritjes se kesaj pjese te popullsise ishte ne fillim te dekades para vitit 2006. Keto te dhena te raportit  jane nxjerre  nga vinje studimi i vitit 2010.

Studimi bazohet mbi nje pyetesor te pervitshem qe i jepet nje pjese te popullsise. Pyetesori eshte shume me i hollesishem se sa regjistrimi i popullsise qe behet nje here ne 10 vjet.

Sipas studimit amerikanet e lindur jashte vendit kishin mesatarisht me teper femije dhe jetonin tre breza bashke. Studiuesja Grieco thote se keto familje kishin me pak prirje te drejtoheshin nga nje prind i vetem se sa amerikanet e lindur ne SHBA.

Nje perqindje me e larte e familjeve te lindura jashte krahasuar me familje te lindura ne Amerike kane dy prinder.

Te dhenat po ashtu tregonin se ritmi i lindshmerise mes grave me origjine nga jashte ishte 35 per qind me i larte se i atyre me origjine amerikane.

Po ashtu sipas studimit familjet me origjine nga jashte kishin te ardhura pak me teper se 46 mije dollare ne vit krahasuar me pak me teper se 50 mije te ardhura ne vit qe kishin amerikanet e lindur ne SHBA.

Studjuesja Grieco thote se ndersa banoret e lindur jashte SHBA-se jetojne ne cdo shtet me teper se gjysma e tyre jane perqendruar ne 4 shtete amerikane Kaliforni Nju Jork Texas dhe Florida.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›