Irani inauguron dy anije dhe një nëndetëse
Komandanti i forcave detare iraniane bëri dje me dije se vendi i tij po planifikon për këtë javë inaugurimin e tri mjeteve të reja lundruese ushtarake: dy anije dhe një nëndetëse. Sipas agjencisë së lajmeve, "Fars News", e cila citonte fjalët e numrit një të marinës ushtarake të këtij vendi, Halibolal Sahari, të tri mjetet janë prodhuar në Iran. "Me rastin e ditës së marinës (më 27 nëntor) do kryejnë lundrimin inaugurues dy anije të armatosura me raketa, të quajtura përkatësisht ‘Kalat‘ dhe ‘Derafsh‘, bashkë me një nëndetëse të lehtë", tha Sahari për agjencinë "Fars News".
Komandanti iranian i forcave detare përsëriti një kërcënim që bëhet prej kohësh nga autoritetet e vendit për të mbyllur në rast kërcënimi ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare me rëndësi kritike. "Kurrë nuk kemi thënë se do bllokojmë ngushticën e Hormuzit. Ajo që duam të bëjmë me dije është se jemi në gjendje ta arrijmë diçka të tillë në rast se bëhemi subjekt sulmesh apo agresionesh", sqaroi ushtaraku i lartë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ana e tyre, kanë deklaruar se nuk kanë ndër mend ta lejojnë Iranin të bllokojë këtë rrugë detare, tepër e rëndësishme për transportin e naftës së Lindjes së Mesme në gjithë botën. Sajari u tha reporterëve se marina iraniane po monitoron të gjitha lëvizjet e anijeve të huaja në detin e Omanit, Gjirin Persik dhe në ngushticën e Hormuzit. Shtoi gjithashtu se Irani nuk ka në plan të shtrijë praninë ushtarake në detin Kaspik por vërejti: "Ne kemi identifikuar 20 për qind të detit Kaspik si brenda kufirit tonë dhe kemi ndër mend ta mbrojmë me çdo kusht hapësirën". Sajari bëri me dije se marina iraniane ka në plan të zhvillojë në fillim të dhjetorit, në detin e Omanit dhe në ngushticën e Hormuzit, një manovër të quajtur "Unity 87".
Mjetet detare amerikane dhe iraniane në disa raste kanë pasur kontakte të afërta në rajon, duke i përshkallëzuar edhe më tej tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit.