APEC: Nuk duhet hequr dorë nga tregtia e lirë
Presidenti Bush, në fjalimin përmbyllës të samitit të tij të fundit me liderë të tjerë botërorë, ofroi një mesazh shprese, sipas të cilit, pavarësisht krizës më të rëndë ekonomike në dekada të tëra, ekonomia globale do rimëkëmbet e do gjejë përsëri ritmet pozitive. Arriti gjithashtu fitore edhe në ato që përbënin dy prioritetet e tija kryesore në këtë samit të fundit: mbështetjen për një plan veprimi kundër krizës ekonomike dhe miratimin e partnerëve të tjerë për një raund të ri diskutimesh muajin e ardhshëm, për ndaljen e programit nuklear të Koresë së Veriut.
Parashikohej që të diskutonte përfitimet nga tregtia e lirë gjatë një takimi me Presidentin e Perusë, vendin mikpritës të Samitit, Alan Garsia, përpara seksionit përfundimtar të forumit për bashkëpunim ekonomik të 21 shteteve të Azisë-Paqësorit, i cili zgjati tri ditë.
Të shtunën, liderët e APEC-ut lëshuan një deklaratë ku nënshkruan ndërmarrjen e një plani gjithëpërfshirës veprimi në kuadrin e emergjencës aktuale ekonomike të aprovuar një javë më parë në takimin e G20-ës, të mbajtur në Uashington, ku u takuan liderët e vendeve më të pasura dhe ekonomitë më të mëdha në zhvillim, si Kina, Brazili dhe India. Edhe vendet e APEC-ut nënshkruan gjithashtu zotimin për ngritjen e rregullatorëve të përbashkët financiarë për parandalimin e krizave të ardhshme. U përsërit disa herë refreni që është çasti për të zhdukur barrierat tregtare, pikërisht në këtë çast kur kriza financiare ka përgjunjur ekonomitë.
Xhorxh Bush i mëshoi fort këtyre qëndrimeve, nën shqetësimin se pesha e krizës financiare mund t‘i detyronte shtetet të mbylleshin brenda kufijve të tyre, duke përsëritur ato politika që e kthyen krizën e viteve tridhjetë në Depresionin e Madh. "Rimëkëmbja nga kriza financiare do kërkojë kohë. Por do ringrihemi dhe duke bërë këtë do hapim një epokë të re prosperiteti, tha Bush të shtunën në fjalën që u drejtoi liderëve të APEC-ut.
Presidenti amerikan foli veçmas me secilin prej liderëve të pranishëm, duke thënë në disa raste se gjatë këtyre takimeve kishte folur kryesisht për takimin e fundit me ta në cilësinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që Takimi me Presidentin rus, Dimitri Medvedev, ishte disi i tendosur. Që të dy, pa hyrë në detaje, përmendën mosmarrëveshjet që ndanin dy vendet.
Rusia nuk është e kënaqur nga plani i administratës Bush për instalimin e një sistemi mbrojtës kundër raketave në Evropë, ndërkohë që vazhdimisht është shprehur kundër ndërhyrjes ruse në Gjeorgji. "Kemi pasur marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet tona", komentoi Bush, duke shtuar se gjithnjë kishte kërkuar që "kur nuk arrijmë të merremi vesh, këtë ta bëjmë duke respektuar të dyja shtetet".
Nga ana e vet, Medvedev, duke komunikuar përmes një përkthyesi, vërejti se "dy shtetet nuk kishin pikë dallimesh të vërteta", por se qe i përgatitur të vazhdonte punën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shpresuar edhe te ndryshme pozitive, pas 20 janarit të vitit të ardhshëm.
Sekretarja për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Dana Perino, i quajti bisedimet mes dy liderëve "këmbime fjalësh të ndershme e të drejtpërdrejta". Më pas sqaroi se të dy kishin diskutuar edhe situatën në Gjeorgji.