E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtrimi, sportist i talenteve të rralla dhe i arritjeve të mëdha

Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në nderim të ish-basketbollistit Kushtrim Zaçe Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje homazhe në nderim të ish-basketbollistit Kushtrim Zaçe, i cili u nda dje nga jeta. Duke e vlerësuar atë si një nga yjet e basketbollit shqiptar në tërë historinë e tij, Kryeministri tha se Kushtrim Zaçe ishte një sportist i talenteve të rralla dhe arritjeve të mëdha, një qytetar dhe prind shembullor. “Sot u shua, u nda nga jeta, një nga yjet më të shkëlqyer të basketbollit shqiptar në tërë historinë e tij, Kushtrim Zaçe, një sportist i talenteve të rralla dhe arritjeve të mëdha, një qytetar dhe prind shembullor. Kushtrimi u nda nga jeta, por lë pas një emër të madh. Me këtë rast, duke ndarë dhembjen me familjen, me botën e sportit shqiptar, i lutem Zotit që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar”, u shpreh kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›