E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kutcher një feminist para takimit me Moore

Ashton Kutcher pranon që ishte “feminist” para hyrjes në jetën e tij ylli i filmit ‘Ghost’, Demi Moore dhe se i është dashur kohë ta bind atë që është i aftë për një marrëdhënie afatgjatë.

“I kam joshur femrat, sepse këtë dija ta bëjë më së miri. Kam qenë feminist dhe asnjëherë i gatshëm për martesë. Më është dashur mund që t’ia dëshmoj asaj se kur vinte puna te ajo kam qenë shumë serioz”, ka thënë ai.

Ai shpjegon që me aktoren janë takuar përmes një shoku të përbashkët, ndërsa që ajo kishte mendime negative për të.

“Kam qenë shumë fyes me femra, mirëpo secila prej tyre mendonte që do ishte e duhura për të ma ndërruar mënyrën e të sjellurit”, ka thënë Kutcher.

Ndërsa, Ashton Kutcher thotë se gjithmonë ia ka përsëritur vetes se Moore është femra me të cilën dëshiron të jetë.

“Gjithmonë e kam përsëritur se ajo është femra me të cilën dua të jem. Thjesht e dija që doja të isha gjithmonë me atë person”, ka shtuar Kutcher.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›