Parlament, Berisha, fyerje me libër shtëpie ndaj liderit të opozitës
Autori i Lajmit: Redaksia
Ashpërsohet beteja mediatike mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama. Kreu i Qeverisë shqiptare, në përgjigje të akuzave të socialistëve, nuk ka kursyer akuzat e rënda ndaj Ramës, duke i përmendur me radhë familjarët e tij. Berisha gjatë seancës së djeshme plenare ku u diskutua dhe u miratua buxheti për vitin 2010, ka përmendur një sërë fyerjesh të rënda personale për Ramën. Ai nuk ka kursyer as përmendjen e familjarëve të kryesocialistit. Më pas Berisha ka pohuar se Rama bllokon opozitën të kthehet në Kuvend dhe e ka kthyer atë në opozitë rruge. Ai shkoi më tej me premtimet e tij, duke iu drejtuar kreut të opozitës nga podiumi i Kuvendit se do të përballet me të ashtu siç veproi në vitin 1991. Më tej Berisha e ka quajtur protestën triditore të opozitës për hapjen e kutive, si një miting funebër, duke shtuar se Rama po kthen Murin e Berlinit. Megjithëse deklarata e dy ditëve më parë, e Berishës, se do ti thyente dhëmbët dhe dhëmballët opozitës pati reagime nga spektri opozitar, Berisha nuk ka hezituar ta ripërsërisë këtë deklaratë edhe sot në Kuvend duke thënë se do ti shkulë edhe nofullat aleancës punisto-mafioze.
Deklarata
Berisha pohoi dje se, pavarësisht akuzave të opozitës, ai për muaj me radhë zgjodhi rrugën e bashkëpunimit duke i bërë ftesë atij për tu kthyer në Kuvend, duke i faktuar dhe botës qëndrimin dinjitoz, ligjor dhe kushtetues. “Që nga dita e përfundimit të zgjedhjeve deri më sot, ky zotëri me një gjuhë alabaku ka formuluar çdo ditë dhe tri herë në ditë shpifje të ulëta, ndaj meje ndaj fëmijëve të mi, ndaj familjes sime dhe së fundi filloi të shqipërojë dhe emrat e mbesave dhe të nipit tim. Sërish nuk u përgjigja për fajin e vetëm se ata ishin fëmijët e mi, sërish nuk u përgjigja e bëra me vetëdije të plotë jo vetëm unë, por të gjithë bashkëpunëtorët e mi zgjodhëm vetëm ftesën, jo se ai e meritonte, se ai meriton tjetër gjë, por opozita e meriton ftesën. Por çfarë bëri ky zotëri, pasi u shpallën rezultatet. Ai kërkoi rinumërim, gjykata hodhi poshtë rinumërimin duke trajtuar në themel çështjen e Beratit dhe faktoi se nuk mund të ketë rinumërim pa kundërshtinë gjatë rinumërimit, nuk mund të ketë gjykatë pa mosmarrëveshje, një parim universal”, - tha ai. Më tej Berisha theksoi dhe vlerësimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet. Por shtoi ai dhe ky qëndrim nuk e bindi Ramën, i cili nuk ndali akuzat ndaj familjes së tij. “Meqenëse nuk jam përgjigjur unë do ti përgjigjem, sot jam këtu për tiu përgjigjur. I nderuar zotëri, është shumë normale të krahasojmë pak familjet, meqenëse ti lakmon familjen time ditë për ditë, unë kam këtë përgjigje për ty. Ti vuan nga një kompleks i tmerrshëm, nga një kompleks patologjik si askush tjetër. Kujtdo në jetë i kanë ndodhur ndarje, bashkime, i kanë ndodhur fatkeqësi, burgosje për probleme familjare. Por çdo njeri në jetë, sado të rënda ti ketë pasur dramat, është përpjekur të gjejë nordin, familja është vlerë kryesore, e njeriut, shoqërisë, njerëzimit, kjo nuk është për ty”, - tha Kryeministri, ndërsa renditi pyetjet për familjen e kreut socialist. “Cili je ti që lakon familjen çdo ditë duke dëshmuar kompleksin e tmerrshëm që ke, urrejtjen e tmerrshme patologjike që ke për familjen si të tillë. “Zoti Rama, më thuaj cili është ai burrë që nxjerr gruan lakuriq nga shtrati në mes të natës? Cili është ai baba që bashkëshorten e tij e akuzon se e ka fëmijën me të atin e vet? Cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës? Cili është ai burrë, i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon tek shtrati i Dashit dhe të deshve dhe e detyron të largohej natën e lemerisur. Cilat janë lidhjet e tua me Aldo Baren, në bisedën e tij me Dondollakun, ti ekziston si i palosur?”, - iu drejtua ai kreut të selisë rozë. Më tej, duke përmendur nënën e Ramës, ka shtuar fyerjet personale ndaj tij. “Tani do ti them zonjës kam shumë respekt për ty, por do të ishte në integritetin tënd, tu tregosh shqiptarëve që e ke mjekuar djalin tënd Edvin Rama 10 vjet për skizofreni dhe e kanë mjekuar kolegët e mi. Duhet tua thuash shqiptarëve kur e sheh se çfarë po u bën shqiptarëve. Dil, ki kurajo, si nënë shqiptare dhe ngrihu mbi sentimentet e një djali që të ka nxjerrë me lecka nga shtëpia e tij me rroba gjumi në pazar”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 27/11/2009