E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutia “e zezë”



Në momente të caktuara të zhvillimit historik të një vendi, politika e ditës nxjerr si argumente politike, ligje, veprime apo objekte që marrin një konotacion të veçantë, p.sh. Dushku, Gërdeci, tuneli, rruga, anëtari i KQZ-së etj. Edhe këto ditë sendi më i përdorur në zhargonin politik është kutia, të hapen, të mos hapen, fare ka kutia etj., etj.

Pas humbjes së zgjedhjeve apo e thënë në gjuhë mëngjërishte, pas mos fitores së tyre nga PS-ja, kryetari i saj u akuzua nga të gjitha anët nga brenda partisë, nga anëtarët e koalicionit dhe nga analistët e të gjitha ngjyrave, që ai ishte fajtori, që ai ishte “humbësi i madh”.

Në këtë moment, ai kishte dy rrugë: ose të pranonte humbjen dhe të mbante mbi ehte të gjitha përgjegjësitë, ose të konvertohej në një lider të së majtës ekstreme, në mënyrë që të mos pranonte zgjedhjet, Parlamentin, që të mblidhte copat e elektoratit të shpërndara si mos më keq.

Zgjedhja e rrugës ekstremiste nga z. Rama solli rezultatet e para, mbështetjen nga baza më ekstremiste e PS-së dhe mbytja e zërave kundërshtues të Partisë Socialiste.

Por, ky ekstremizëm frytdhënës brenda strukturave ish-komuniste të PS-së po mundohet të implementohet edhe në politiken shqiptare.

Kështu, pasi u mendua për rreth 3 muaj me radhë, z. Rama një natë të nxehtë gushti në qendër të gjithë synimit politik vuri kutitë.

Zgjedhja e kërkesës së hapjes së kutive ishte shumë djallëzore dhe mendohet nga ata që në çdo version do të ishte avantazhuese.

Se pari n.q.s nuk do të hapen kutitë si pasojë e pamundësisë ligjore për të dalë mbi vendimin e gjykatave, socialistët do të thoshin se ata, pra mazhoranca ka frikë nga hapja e kutive, nga ajo që do të gjejnë brenda, nga manipulimi i madh etj., etj.

Për PS-në nuk ka rëndësi asnjë nga parimet bazë të së drejtës kushtetuese, si ndarja e pushteteve, vendimi i gjykatës si i formës së prerë etj.

Parimi i tyre është i thjeshtë: ose nxirr xhepat ose je hajdut.

Prandaj, dua të shpjegoj se kutia “e zezë” nuk ka të bëjë me ngjyrën e objektit, por me qëllimin, synimin e mbrapshtë që mendohet të arrihet nëpërmjet “gjësë”.

Së dyti, hapja e kutive, qoftë edhe me një numër të kufizuar, do të konsiderohej si një fitore nga ana e opozitës dhe miratim në heshtje i kauzës së tyre disamujore.

Pastaj, gjithë lufta e tyre politike do të mbështetej tek rezultati në kutitë e votimit. Sado i saktë të këtë qenë numërimi, nuk mendoj se ka ndonjë mendje racionale që mendon se rezultati do të jetë identik, se nuk do të ketë një ndryshim, qoftë edhe me 2 vota, sepse numërimi është realizuar nga njerëz dhe gabimi human është gjithmonë i pranishëm dhe këta humanoidë të besuar nga partitë kanë qëndruar të ngujuar për 3-5 ditë, duke numëruar, që e bën edhe më të mundshme mundësinë e një diference të vogël.

Kjo do të ishte më së e mjaftueshme për PS-në që të hidhte në erë gjithë procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e qeverisjes së këtij vendi.

Kështu, projektimi i kërkesës për hapjen e kutive të votimit ishte një mendim “ogurzi”, me qëllimin e vetëm që të krijonte destabilitet në këtë vend dhe të faktorizonin veten politikisht.

Kutitë e zgjedhjeve në këtë moment më ngjajnë me “kutinë e zezë të avionit” nga ku kërkohet të nxirren zërat e të vdekurve.

Që nëpërmjet tyre të realizohet një “rrëmujë” institucionale, që epërmet tyre të realizohet vonimi i integrimit të Shqipërisë në Evropë.

Unë shpresoj se në opozitën shqiptare ka mendje racionale që nuk do të lejojnë lidershqipin e tyre që të përdorin kutinë “e zezë” për “të zezën” e Shqipërisë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›