Kutite Berisha I perkasin se kaluares

Berisha-Rames Nuk behesh kryeminister me greva urie. Statusi Berisha Bashkepunim me PS
Kryeministri Sali Berisha i kerkoi dje opozites se majte qe te shpalose alternativat e saj per zgjidhjen e ngercit politik ndersa e siguroi ate se mazhoranca eshte e gatshme te bashkepunoje por duke qendruar larg cdo nisme qe cenon ligjet e vendit. Ne takimin e pare me gazetaret per vitin 2011 nga selia e kryeministrise kryeministri Sali Berisha beri te qarte qendrimin e palekundur se mazhoranca mbetet e vendosur per te respektuar opoziten duke ofruar bashkepunim me kete te fundit ne interes te progresit te vendit. Por sipas Berishes ky bashkepunim nuk mund te behet ne shkelje te votes se shqiptareve pas kerkesave absurde sic i cilesoi ai pretendimet e Rames per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit pa u mbeshtetur ne fakte. I pyetur nga mediat lidhur me vendimin e marre nga KQZ per asgjesimin e fleteve te votimit kreu i qeverise sqaroi se tashme ceshtja e kutive i perket te shkuares. Nuk dua te diskutoj me per kutite ato tashme i perkasin se kaluares - deklaroi z. Berisha. Duke akuzuar kryetarin e socialisteve se e ka futur PS-ne dhe veten ne nje politike restauracioni Berisha tha se qeveria ia ka bere te gjitha ofertat e mundshme opozites per te zgjidhur ngercin politik.
Ai vuri ne dukje se gjate gjithe kohes qe opozita pretendonte hetim te zgjedhjeve te 28 Qershorit nuk u paraqit asnje fakt konkret qe te deshmonte se zgjedhjet nuk ishin te lira e te ndershme. Me gjithe respektin per opoziten por Rama kerkoi hetim pa fjalen fakt epo nuk behen hetime pa fakte. Sipas Berishes pavaresisht leshimeve qe i beri mazhoranca opozita tha ai ka nje problem madhor dhe kjo eshte logjika e bunkereve.
Kjo qeveri ne respekt te palekundur te opozites ka ofruar aq shume sa jane jo nje por te shumte miqte e mi ne Evrope qe me kane thene se keto nuk behen kure. Une i kam bere ato ne konceptin tim per opoziten. Por opozita ka nje problem logjika bunker e nje njeriu qe nuk ndan asgje me normat e ketij sistemi - u shpreh z. Berisha.
Duke sjelle ne vemendje grevat e opozites protestat me qellim hetimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009 gjate vitit te kaluar kreu i qeverise theksoi se synimi i vetem i opozites ishte pengimi i liberalizimit te vizave.
Ky njeri qe diten e zgjedhjeve e quajti historike kur nuk fitoi doli dhe tha se nuk njoh rezultatin dhe Parlamentin. Me vone ky zoteri qe bojkotoi Parlamentin u betua e sterbetua se do te digjte mandatet por nuk i dogji. Kjo sepse nje grup i vogel brenda PS-se tha se nuk i djegim mandatet. Dhe nese ai beri qe te mos digjeshin mandatet e beri per interesin e tij dhe jo te vendit. Berisha gjithashtu theksoi se Rama duhet ti jete mirenjohes nje grupi deputetesh te PS-se qe nuk pranuan te djegin mandatet.
Ai e pa qe mandatet do ti merrnin kundershtaret dhe futi deputeten me Parlament. Kete e beri jo per interesat e vendit por per karrigen e tij se do te mbetej G99 - theksoi Berisha. Ai vuri ne dukje se Ramen e pengon te ece para mentaliteti i bllokmenit.
Nuk e njohem kerkesen pasi ne i kerkojme te shkoje ne Gjykaten Kushtetuese. Por eshte mentaliteti i bllokmenit. Te gjitha keto i beri per te penguar vizat qe ishte qellimi i tij me madhor. Pse nuk i beri grevat ai menjehere pas zgjedhjeve Por edhe po protestave para Kryeministrise kryeminister nuk behesh kurre - theksoi z.Berisha.
Me tej kryeministri Berisha i dergoi nje apel kryetarit te PS duke e keshilluar se nuk mund te behet kryeminister me protesta dhe me greva. Qeveria do te ofroje fleksibilitetin me te larte ndaj opozites por nuk do te pranoje kurre parimin e shkeljes se votes. Ne i bejme oferta publike opozites dhe se cfare ben ajo eshte ne doren e saj. Kerkon hetim pa fakte por nga nje bunker nuk mund te ngjitet kurre ne majen te cilen sdo ta kape kurre dot. Nuk mund te behesh dot kryeminister me protesta para Kryeministrise - theksoi ai. Kryeministri permendi edhe njehere se aksioni politik i opozites pas zgjedhjeve te 28 qershorit u be per interesa personale te Edi Rames dhe kunder vizave.
Ky njeri qe diten e zgjedhjeve e quajti historike kur nuk fitoi doli dhe tha se nuk njoh rezultatin dhe Parlamentin. Me vone ky zoteri qe bojkotoi Parlamentin u betua e sterbetua se do te digjte mandatet por nuk i dogji. Kjo sepse nje grup i vogel brenda PS tha se nuk i djegim mandatet. Dhe nese ai beri qe te mos digjeshin mandatet e beri per interesin e tij dhe jo te vendit. Ai do te mbetej G99 pasi deputetet do te futeshin nga lista. Prandaj ai u fut ne parlament para 6 muajsh - u shpreh kryeministri Sali Berisha. Nderkohe duke iu referuar zgjedhjeve vendore te 8 majit kryeministri Berisha theksoi se ne kete dite shqiptaret do te dine te percaktojne te ardhmen e tyre dhe te largohen nga ideologjia e bllokut. Duke iu referuar statusit te vendit kandidat dhe rrezikut qe ngerci politik paraqet per kete proces shefi i ekzekutivit Berisha u angazhua vetem per permbushjen e detyrimeve qe i takojne qeverise.