E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Xhacka Nuk heqim dore nga transparenca

Partia Socialiste reagoi diten e djeshme lidhur me deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha i cili tha se mazhoranca ofroi mjaft per opoziten ne lidhje me zgjidhjen e ngercit por ka qene kjo e fundit me ne krye Edi Ramen e cila bojkotoi Parlamentin. Deputetja e PS-se Olta Xhacka u shpreh se deklarata e Kryeministrit ishte nje shfaqje shembullore e nivelit ku ka rene puna e Keshillit te Ministrave te Shqiperise. Ky vjedhes votash ta harroje se opozita do te heqe dore nga transparenca e kutive te 28 qershorit. Djegia e fleteve nuk e mbulon dot krimin elektoral qe heret a vone ne do ta bejme transparencen duke nxjerre para syve te popullit manipulimin e materialeve zgjedhore - tha Xhacka. Gjithashtu deputetja e PS-se akuzoi Kryeministrin Berisha i cili deklaratat e tij i beri gjate konferences per prezantimin e shefes se Agjencise per Zhvillim dhe Investime AIDA Eneida Guria per lenie ne harrese te detyrave kryesore shteterore dhe situaten e rende ekonomike sipas Xhackes qe po kalon vendi. Sot dje Berisha lexoi detyrat e drejtorive sepse ka harruar 1 milion te papunet qe i ka lene pa shprese. Ka harruar 540 mije pensionistet qe i la pa nje qindarke per Vitin e Ri. Ka harruar universitetet e spitalet pa asnje kusht e standard sherbimi. Sepse ka deshtuar me ekonomine duke lene ne balte Shqiperine e shqiptaret. Ndaj sot lipset qe Shqiperia te ngrihet ne kembe per ta larguar kete qeveri te deshtuar qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine - u shpreh Xhacka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›