Kutitë, Berisha-Rama nuk lëshojnë pe
Vazhdon debati në distancë Berisha-Rama për hapjen e kutive të votimit. Kryeministri u bëri të ditur dje deputetëve demokratë, por edhe rivalit të tij politik, Edi Rama, se Shqipëria nuk është si Afganistani dhe zgjedhjet e 28 qershorit ishin të lira. Nga ana tjetër, kreu i PS-së, Edi Rama, sqaroi se Berisha po spekulon për të mbajtur peng rezultatin e fshehur në kutitë e votimit.
Qëndrimi i Berishës
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri Berisha u bëri me dije deputetëve demokratë se kutitë e votimit nuk do të hapen kurrë dhe PS-ja është e lirë të protestojë në të katër anët e vendit. Kryetari i PD-së komentoi kërkesën e një dite më parë të kryetarit të PS-së, se edhe në Afganistan u hapën kutitë. "Meqenëse iu referua Afganistanit, atje ka vendosur komisioni ndërkombëtar për vlerësimin e ankimeve. Greqia është brenda procesit të shqyrtimit të ankesave. Në cilin rast Parlamenti i një vendi të lirë ka dalë mbi vendimin e gjykatës dhe ka marrë juridiksionin e gjykatës", tha Berisha. Kryeministri deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se me gjithë dëshirën e mirë qeveria e tij nuk ka fuqi ligjore për të plotësuar kërkesën e opozitës për hapjen e kutive të votimit, pasi ajo është antikushtetuese dhe antiligjore. Kryeministri kundërshtoi kërkesën e opozitës, duke e argumentuar qëndrimin e tij se "Partia Socialiste i ka konsumuar të gjitha rrugët e apelimit dhe tani kërkon që ne të krijojmë një gjykatë të lartë për Kolegjin Zgjedhor, gjë të cilën ne nuk mund ta bëjmë kurrë".
"Rama, vijoi ai, është i lirë të protestojë në të katër anët e vendit dhe e siguroj se do të marr të gjitha masat për t‘ia garantuar tërësisht protestat, por më mirë sesa të bëjë një kazus të tillë, le t‘u thotë shqiptarëve se në cilin rast komisionet parlamentare janë ngritur mbi vendimet e gjykatave".
Qëndrimi i Ramës
Menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, reagoi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke u shprehur se Berisha po spekulon, duke tentuar të mbajë peng kutitë e 28 qershorit. Më tej, Rama garantoi se PS-ja nuk tërhiqet nga qëndrimi për transparencën e zgjedhjeve, duke sqaruar se nuk ka asgjë ilegjitime në kërkesën e saj sikundër pretendon Kryeministri. "Besoj se e ndoqët rikthimin e Sali Berishës te kutitë. Ky rikthim i shpeshtë më kujton atë shprehjen që krimineli kthehet gjithmonë te vendi i krimit. Dëshiroj të përsëris se Sali Berisha bën një spekulim flagrant kur tenton ta justifikojë mbajtjen peng të kutive të 28 qershorit, me argumentin se kërkesa e opozitës i bie ndesh sistemit të drejtësisë", tha ai. Rama sqaroi se kërkesa e opozitës nuk ka asnjë lidhje me procesin e ankimimit dhe gjykimit të të gjithë atyre çështjeve që kanë pasur të bëjnë me KQZ dhe me Kolegjin Zgjedhor, por është një kërkesë tërësisht në konformitet të plotë me të drejtën kushtetuese, demokratike dhe të patjetërsueshme të Parlamentit për të bërë transparencë mbi çdo çështje të veçantë, që shihet e udhës nga një grup deputetësh për të hetuar. Sipas tij, Shqipëria sot ka një drejtues që nuk mund të krahasohet as me Afganistanin, ku Presidenti i këtij vendi pranoi hapjen e kutive dhe përsëritjen e zgjedhjeve. "Kur Sali Berisha thotë se hapja e kutive është ogurzezë, pa dashje thotë një të vërtetë të madhe, por jo për popullin shqiptar, jo për zgjedhësit e zgjedhëset", tha Rama.
E.A./A.Th.