E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kutitë e Fushëkuqes, në KQZ për numërim

Për të pasur një mandat deputeti të sigurt në Kurbin, do të duhen edhe votat e gjashtë kutive të shpallura të parregullta në komunën e Fushëkuqes këtij rrethi. Për këtë arsye mesditën e së mërkurës kanë mbërritur në Komisionin Qendror të zgjedhjeve kutitë e cilësuara si të pa rregullta nga anëtarët e KZAZ. Tashmë është në dorë të KQZ nëse votat e hedhura më 28 qershor në Kurbin do të jenë të vlefshme. Pas mbërritjes së kutive të votimit, anëtarët e KQZ do të zhvillojnë një mbledhje për të vendosur vlefshmërinë e gjashtë kutive. KQZ është ajo që do të hapë ose jo dritë jeshile për numërimin e votave të hedhura në kutinë e votimit nga qytetarët e Kurbinit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›